Connect with us

Aktuale

Ramosaj premton shfrytëzim të drejtë të Lumbardhit të Lloqanit

Published

on

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka garantuar qytetarët e komunës që ai e udhëheq se në Lumbardhin e Lloqanit nuk do të ketë eksploatim jashtë standardeve, derisa është shprehur kundër shfrytëzimit të padrejtë të kësaj gryke.

Këto komente Ramosaj i bëri në një intervistë për KosovaPress, pasi që persona të panjohur më 17 prill kishin shfaqur shqetësimin e tyre duke vendosur fletë nëpër qytet, duke paralajmëruar banorët e kësaj komune se mund të mbesin pa ujë të pijshëm dhe ujë për ujitje.

I pari i Deçanit ka sqaruar se përmes një ujëmbledhësi do të zgjidhet çështja e ujit të pijshëm dhe ajo e ujitjes së pronave bujqësore.

“Në mandatin tim, do ta bëjë sot një zotim që nuk do të ndodhë që gryka e Lloqanit, ose Lumbardhi i Lloqanit të jetë i nënshtruar nga eksploatimi jashtë standardeve dhe jashtë normave. Krejt çka ka për të ndodhur në Lumbardhin e Lloqanit është që do të ketë ujëmbledhës, ose tip liqeni që ka me qenë pozitive për ekosistemin në tërësi, mirëpo që kanë me i bë dy zgjidhje: zgjidhjen e ujitjes së pronave bujqësore dhe zgjidhjen e ujit të pijes për qytetarët e Deçanit, që fatkeqësisht jemi komuna që kemi ujë më së shumti por qytetarët nuk kanë ujë për të pirë, sidomos verës”, tha ai.

Ai shton se Deçani do të ketë ujë të pijshëm edhe në rast se numri i banorëve do të shkojë në 300 mijë.

“Lumbardhi i Deçanit sipas politikave të parapërcaktuara nga unë si kryetar dhe nga kolegët e mi, edhe gjatë fushatës ka qenë ideja që gjithmonë komuna e Deçanit të ketë ujëmbledhës në formë të digave ose në formë të pendave ku qytetarët e komunës së Deçanit do të kenë ujë të pijshëm të mjaftueshëm, edhe në rast se qyteti i Deçanit rritet me 300 mijë banorë. Njëkohësisht kemi thënë se në këtë sistem do të jenë të inkorporuar edhe sistemi se do të jenë të inkorporuar edhe ujitja e tokave bujqësore”, theksoi ai.

Në mënyrë që Lumbardhi i Lloqanit të mos ketë fatin e atij të Deçanit, Ramosaj thotë se nuk kanë biseduar asnjëherë për vendosjen e hidrocentraleve në Grykën e Lloqanit.

Ai ka thënë se do të kundërshtojë çka do që rrjedhë përtej sigurimit të ujit të pijshëm dhe atij për ujitje.

“Çka do që rrjedh përtej kësaj, unë jam kundër. Edhe qytetarët e Deçanit do të jenë kundër. Më ka bërë përshtypje kjo pankartë e cila është vendosur në hapësirat e tërë territorit të komunës së Deçanit. Nuk ka as emër as mbiemër se kush e ka bërë këtë. Po ashtu, edhe fotografia e cila është e inkorporuar në këtë pankartë nuk është fotografi reale e ditës kur është bë. I ftoj qytetarët e komunës së Deçanit që të mos jenë të shqetësuar për këtë ngjarje që do të ndodhë sepse personalisht jam kundër shfrytëzimit të padrejtë të Grykës së Lloqanit”, sqaroi ai.

Po ashtu, Ramosaj bëri të ditur se krahas aktiviteteve për Lumbardhin e Lloqanit, si komunë kanë marrë hapa konkret për revitalizimin e Grykës së Deçanit.

“Ne kemi marrë hapa konkret që të rivitalizohet kjo grykë, dhe njëkohësisht jemi në hapa të mirë që ky projekt në rrugë e sipër sikurse është të përfundojë ashtu që mos të ndjehet rreziku në grykën e Lumbardhit të Deçanit e që jemi koinsistent që të respektohet minimumi ekologjik i lumit”, u shpreh ai.

Krejt në fund, i pari i Deçanit tha se ka kompani të cilat bëjnë studimet e fizibilitetit, porse këto të fundit duhet të informojnë qytetarët se çka saktësisht bëjnë për të mos lejuar që të ketë shqetësime të panevojshme për banorët e Deçanit.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending