Aktuale
Rama: Vendi ideal për Sallën Koncertale, prapa Pallatit të Rinisë

Vendi për Sallën Koncertale në Prishtinë edhe po vazhdon të diskutohet. Për këtë gjë foli sot edhe arkitekti Përparim Rama i cili ishte i ftuar në KTV.
Sipas tij, ndërtimi i sallës koncertale tek ndërtesa e ish “Gërmisë” do të paraqiste shumë probleme logjistike.
Ai tregon se kishte ftuar edhe pjestarë të komisionit europian për të diskutuar vendosjen e objektit së sallës, dhe tregoi se për ta ishte kryesore vizibiliteti, pra duhet të jetë një vend qëndror pasi që ky është një investim i komisionit europian dhe duhet të shihet.
Duke folur për pjesët ku do të mund të vendosej objekti, ai tregoi për disa opsione:
“Pjesa tek Pallati i Rinisë ka qenë opsion mirëpo ajo tokë është private dhe do të mund të shkaktonte probleme. Vendi më i mirë në bazë të procesit ka qenë prapa Pallatitit të Rinisë, ku janë 1.9 hektarë, dhe aspekti logjistik i komunikacioni nuk paraqet problem, ekziston mundësia për me kriju një “landmark”, ajo pozitë kishte munëdsuar ndërlidhjen e lagjes së Arbërisë e cila nuk ka kurfar lidhje me qytetin për këmbësorë”, tha Rama.
Pasi kishte paraqitur këtë ide tek komisioni europian, Rama thotë se për ta kishte paraqitur shqetësim afërsia me stadionin e Prishtinës, i cili gjate ndeshjeve krijon zhurmë, megjithatë, Rama nuk e sheh këtë si një aryse për të mos u ndërtuar aty.
“Zhurma e stadionit ka qenë një arsye që e ka gjetur komisioni europian mirëpo nuk mendoj që paraqet problem pasi që salla do ketë akustikën e vet edhe në stadion nuk luhet dhe aq shpesh”, shtoi Rama.
Ai gjithashtu tregoi se Kosova nuk rrezikon të humbasë fondet e BE-së të cilat janë ndarë për këtë çështje.
Diskutimi për ndërtimin e sallës koncertale tek ndërtesa e ish “Gërmisë” ngjalli debat i cili ende po vazhdon. Komuniteti e kishte kundërshtuar nga fillimi këtë ide, gjithashtu edhe organizata, një prej të cilave kishte filluar edhe një peticion, për të kundërshtuar këtë ide.
