Connect with us

Aktuale

Rama sqaron në detaje projektin e lagjes në Badovc dhe si do të ruhet liqeni

Published

on

Arkitekti i lagjes “Lakeside Gardens”, Përparim Rama ka dhënë detaje të projektit, pas reagimit kundër realizimit të këtij projekti pranë liqenit të Badocit.

Përmes një reagimi publik, Rama ka theksuar se ky projekt nuk planifikon ta helmojë ujin e liqenit, siç është thënë nga kundërshtuesit e këtij projekti.

Ai ka sqaruar se lagjja “Ladeside Gardens”, investim i KAWA Group dhe 4M Group, nuk dëmton liqenin. Derisa e ka quajtur pozitive iniciativën për mbrojtjen e Liqenit të Badocit, ai ka bërë të ditur se është bërë një analizë e hollësishme e asaj zone para harimit të projektit.

“Deri në vitin 2016 janë derdhë edhe ujërat e zeza nga tri fshatrat përreth, ndërsa investimet e Komunës së Prishtinës, Graçanicës dhe Ambasadës Çeke e kanë mundësuar instalimin e impiantit dhe pastrimin e ujërave të zeza që kanë përfunduar në liqen. Duke pasë parasysh sensitivitetin e lokacionit. Kemi propozuar se çfarëdo zhvillimi në këtë zonë duhet të jetë tërësisht ambiental. Pasi që si studio e arkitekturës dhe dizajnit, jemi të betuar në dizajne ambientale që mbrojnë ambientin dhe ngrisin mirëqenien e njeriut”, thuhet ndër të tjera në rsqarimin e arkitektit Rama.

Sipas Ramës, projekti do të ketë impiante për përpunimin dhe filtrimin e ujërave të zeza dhe gjithçka të nevojshme për një lagje me dizajn ambiental.

“Projekti jo që vetëm i përmbush të gjitha kërkesat e organeve kompetente në Komunën e Prishtinës dhe të Ministrisë së Planifikimit Hapësinor, synon që t’i tejkalon ato duke krijuar projektin e parë që do të jetë BREEAM 4 Star, i certifikuar. Liqeni i Gjenevës, Liqeni i Lucernit dhe shumë liqene tjera nëpër botë janë raste tipike ku njeriu dhe natyra ndihmojnë njëra-tjetrën duke respektuar dhe shijuar të mirat e natyrës”, thuhet në sqarimin e Ramës.

Më poshtë gjeni sqarimin e plotë të arkitektit Përparim Rama:

Sqarimi për “Lakeside Gardens”: PROJEKTI YNË NUK PLANIFIKON TA HELMOJË UJIN!

Këtu është sqarimi në detaj nga arkitektit Përparim Rama për projektin, që është investim i KAËA Group dhe 4M Group:

Është tejet pozitive iniciativa që është marrë për mbrojtjen e Liqenit të Badovcit.

Liqeni i Badovcit është me rëndësi madhore për qytetin e Prishtinës, si nga aspekti i furnizimit me uj, poashtu edhe nga aspektet sportive dhe rekreative.

Para tri vites studio jonë, 4M Group, është ftuar nga klienti z. Rrahman Haradini, që të bëjë analizat, masterplanin dhe projekt propozimin për zhvillimin rezidencial në bazë të Masterplanit të qytetit të Prishtinës, të zhvilluar në vitin 2004, ku janë të propozuara densitetet e zhvillimit të cilat i kemi marrë parasysh në propozimin e projektit tonë.

Kemi analizuar edhe historikun e zhvillimit të Liqenit të Badovcit, i cili është ndërtuar në vitet 1963 – ’66, duke dilokuar fshatin Novo Selle përmbi liqen dhe fshatin Badovc ndër pendë. Përfundi liqenit të Badovcit gjendet një kishë dhe varrezat e fshatit Novo Sellë.

Deri në vitin 2016 janë derdhë edhe ujërat e zeza nga tri fshatrat përreth, ndërsa investimet e Komunës së Prishtinës, Graçanicës dhe Ambasadës Çeke e kanë mundësuar instalimin e impiantit dhe pastrimin e ujërave të zeza që kanë përfunduar në liqen.

Duke pasë parasysh sensitivitetin e lokacionit. Kemi propozuar se çfarëdo zhvillimi në këtë zonë duhet të jetë tërësisht ambiental. Pasi që si studio e arkitekturës dhe dizajnit, jemi të betuar në dizajne ambientale që mbrojnë ambientin dhe ngrisin mirëqenien e njeriut.

Si pjesë e kompanisë sonë kemi edhe inxhinierë ambiental të cilët janë BREEAM (https://ëëë.breeam.com/), të certifikuar, kemi parashikuar që zhvillimi të jetë i densitetit të ulët dhe si aspekt kryesor të ketë ndërlidhshmërinë me natyrën dhe të shfrytëzojë zhvillimin si aspekt i cili përveç që do ta mbrojë, edhe do t’i ndihmojë ambientit dhe liqenit në tërësi. Ndërsa, në të njëjtën kohë do të mundësojë hapjen e tij për krijimin e aspekteve të reja sportive si Hiking, Mountain Biking, Horse Riding, Canooing dhe të mundësojë shfrytëzimin e të mirave natyrore për ngritjen e mirëqenies së njeriut.

PROJEKTI YNË NUK PLANIFIKON TA HELMOJË UJIN!

Projekti ynë planifikon mbjelljen e më shumë se 1000 drunjëve të ndryshëm të cilët do të ndihmojnë që të mos vazhdojë erozioni i dheut nga shirat, siç po ndodh tani.

Projekti propozon që zonat për këmbësor dhe makina të jenë të trajtuara me kalldrem, material që mundëson kontrollin e shiut.

Projekti propozon që të mbrojë prrockën ekzistuese dhe të shfrytëzojë si element mikroklimatik. Ndërsa, shfrytëzohet deri në 80% e ujërave të shiut në çati për nevojat e irrigimit.

Projekti do të ketë impiante për përpunimin dhe filtrimin e ujërave të zeza.

Propozimi është i densitetit të ulët, pasi është parcela e fundit ku lejohet ndërtimi dhe është si faza e parë e zhvillimit me të cilën kemi synuar të vendosim rregullativa strike ambientale, që do të merreshin si shembull për zhvillimin e zonave tjera në bazë të Masterplanit të qytetit të Prishtinës.

Zona prej 50 metrave nga pika e liqenit është Zonë Publike e ndërlidhur edhe me propozimin tonë, ku publiku ka mundësi shfrytëzimi të shlirshëm gjatë çdo kohë.

Projekti jo që vetëm i përmbush të gjitha kërkesat e organeve kompetente në Komunën e Prishtinës dhe të Ministrisë së Planifikimit Hapësinor, synon që t’i tejkalon ato duke krijuar projektin e parë që do të jetë BREEAM 4 Star, i certifikuar.

Liqeni i Gjenevës, Liqeni i Lucernit dhe shumë liqene tjera nëpër botë janë raste tipike ku njeriu dhe natyra ndihmojnë njëra-tjetrën duke respektuar dhe shijuar të mirat e natyrës.

Jam i hapur për bisedë dhe ju tregoj që në çfarëdo arsye do të besoja që impakti i këtij projekti do të ishte negative, nuk do të merrja pjesë në projekt, mirëpo përkundër, besoj që në këtë projekt do të vendosim standardet e larta të zhvillimit që duhet të përdoren në projektet e ardhshmë në Kosovë.

Poashtu e kuptoj plotësisht trazimin tuaj, sepse për fat të keq nuk kemi shumë shembuj pozitiv të zhvillimit në Kosovë.

Me respekt,

Përparim Rama

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending