Connect with us

Aktuale

Rama publikon artikullin e mediave britanike, jehonë turizmit në Shqipëri

Published

on

Kryeministri Edi Rama e ka nisur sërish ditën duke promovuar turizmin në vendin tonë.

Më konkretisht ai ka publikuar një artikull të mediave britanike, ku u bëhet jehonë bukurive shqiptare.

“Mirëmëngjes dhe me këtë artikull dedikuar Shqipërisë, plazheve të mahnitshme dhe potencialeve te mrekullueshme turistike të vendit tonë në një prej mediave më prestigjoze britanike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook,

Artikulli i plotë

Bregdeti jugor i Shqipërisë, me fshatrat e këndshëm tradicionalë, kalldrëmet dhe kishat e vogla ortodokse, është plot me plazhe të mrekullueshëm me ujëra të kristalta, që rivalizojnë Greqinë fqinje me gjysmën e çmimit, shkruan faqja e specializuar për turizmin, theculturetrip.com.

Dhe, nëse jeni të ngopur me bregdetin, ju mund të shkoni në burimet natyrore pranë Sarandës apo në brigjet liqenore pranë kufirit me Maqedoninë, pasi Shqipëria është plot surpriza.

Të përmendësh të gjitha plazhet e mrekullueshme është e pamundur, por më poshtë janë renditur 11 plazhet më të mahnitshme të Shqipërisë:shutterstock_604001336

Drimadhes

Drimadhes, që mund të jetë plazhi më i bukur i Shqipërisë, një gji i vogël pranë Dhërmiut, me një shkëmb gjigant që ndan plazhet nga rëra, është vendi perfekt për të pushuar. Plazhi nuk është i populluar, madje as në verë, kështu që mbajeni mend mirë.Beach in the village of Dhërmi, Himara, Albania Dori WikiCommons

Dhërmiu

Pranë Drimadhes, ju gjeni Dhërmiun, një nga vendet më të famshme në Shqipëri, me shkëmbinj të bardhë që përkëdhelen nga ujëra blu në jeshilë.shutterstock_766478716

Himara

Fshati i Himarës është një nga më të frekuentuarit në Rivierën Shqiptare, por që ende nuk e ka humbur sharmin e tij. Ka disa plazhe të mrekullueshme si Livadhi dhe Potami, të lokalizuar mes detit dhe një lumi. shutterstock_534290410

Borsh

Është plazhi më i madh i Rivierës Shqiptare, një ngushticë rëre 7-kilometërshe e paprekur. Rrethohet nga ullinj dhe një mal i lartë dhe, pavarësisht bukurisë, është një nga më pak të vizituarit në vend. 3833453377_4ed30f8a97_z

Vlora

Qyteti i tretë më i madh i Shqipërisë dhe vendi i plazheve mahnitëse të paprekura. Me Teuta Boat Tours mund të shkosh në Karaburun dhe Sazan, por nëse doni të ikni me makinë, shkoni në Radhimë apo Orikum. shutterstock_528373537

Saranda

Konsiderohet kryeqyteti jozyrtar i Rivierës Shqiptare. Është një nga pikat më të frekuentuara të vendit për shumë arsye: qyteti ndodhet pranë kufirit me Greqinë, është përballë Korfuzit dhe ka plazhe të shkëlqyera si Pulëbardha. shutterstock_650401288

Ksamil

Ndodhet në jug të Sarandës dhe është një nga destinacionet më të mira të plazheve. Quhet edhe “perla e Jonit”. Ka pamje fantastike dhe është një gji me tri ishuj të vegjël. Ju sugjerojmë ta shmangni në gusht pasi është shumë i populluar. shutterstock_272863166

Gjipe

E fshehur nga malet, Gjipe është plazh perfekt për ata që duan qetësinë. Pse? Pasi plazhi është larg rrugës dhe duhen 30 minuta për të parë pamjet spektakolare që të ofron. The_monastery_of_Zvernec

Narta

Vetëm 15 minuta larg Vlorës, një lagunë e mrekullueshme me ujëra blu, perfekte për familjarët. Një plus i madh është ishulli i vogël i Zvërnecit me një kishe ortodokse të shekullit XVIII, e fshehur në mes të një pylli. Syri i Kaltër

Syri i Kaltër

Teknikisht nuk është plazh, por një burim natyror. Sidoqoftë, nuk prish punë pasi është vendi perfekt për të notuar i vetëm në një nga peizazhet më të bukura natyrore të vendit. Ohrid_Lake,_Pogradec AmbraZ WikiCommons

Pogradeci

Shqipëria nuk ka vetëm plazhe të mrekullueshme në det, por ajo është shtëpia e një prej liqeneve më të vjetër dhe më të bukur të Europës, ai i Ohrit. Pranë Pogradecit ka disa plazhe të jashtëzakonshme të populluara gjatë verës, por ata janë perfektë sidomos në pranverë dhe në fund të verës. /a.y/noa.al

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending