Aktuale
Rama për shembjen e Teatrit: Kemi të bëjmë me një godinë që ska asgjë për të ruajtur

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është treguar mjaft i ashpër dhe i prerë kur është përballur me pyetjet se një sërë godinash të vjetra në Tiranë janë ruajtur nga ai, siç ka qenë rasti i Piramidës.
I ftuar në emisionin Opinion, Rama është shprehur se Teatri Kombëtar do të shembet pasi sipas tij nuk ka vlera historike dhe se nostalgjia që kanë artistët e qytetarët për të, nuk është argument për ta mbajtur në këmbë godinën.
Më poshtë debati mes Ramës e gazetarit Fevziu
Fevziu: Pse do ta shembësh Teatrin?
Rama: Për të njëjtat arsye që ti ke ëndërruar për shembjen e Teatrit Kombëtar
Unë? Unë jam kundër shembjes…
Ti ke qenë kundër dhe arsyet janë të ditura.
Përse nuk e ristauroni?!
Po ju jap një shembull, skena e kësaj odine është 8 metra e gjerë. Kjo është skenë për vatër kulture, jo për godinë Teatri Kombëtar! Është një godinë ku ti nuk fton dot një trupë të huaj pasi nuk të ngjitet një trupë e tillë atje. Ata që kanë luajtur atje kanë sakrifikuar fizikisht atje. Është një godinë të cilës i ka ardhur fundi. Nuk justifikohet
Po kryeministrinë pse nuk e shemb? Shembe dhe Pallatin e Kulturës. Edhe Piramida jo funksionale ishte por ju e mbrojtët.
Nuk është filozofia hajde ta shembim se është e vjetër. Në Londër kanë shembur Wembley-n për të ndërtuar stadiumin e ri…
Ka plot raste ku janë rindërtuar godinat e vjetra.
Kemi të bëjmë me një godinë që ska asgjë për të ruajtur. Nostalgjia nuk është argument.
Madje ai është shprehur se nuk ka ndërmend të presë rivendosjen në punë të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, duke theksuar se ai mandatin e ka marrë nga populli dhe do ta hedhë në tokë godinën e Teatrit Kombëtar.
Rama tutje tha se Shqipëria do të bëhet me Teatër Kombëtar që do të jetë krenari për të gjithë shqiptarët.
Gazetari Andi Bejtja: Pse nuk e pret Gjykatën kushtetuese?! Besoj se nuk e ke hallin tek ndërtimi i kullave apo jo?!
Rama: Unë nuk kam hyrë që të merrem me politikë për poluitikë, por për të bërë gjëra. Unë nuk kam ardhur për të prit, se ka pitur ky vend për vite të tëra.
Ty stë ndodh gjë edhe sikur të ketë apo jo Teatër Shqipëri, ti je dhe do mbetetsh Andi Bejtja.
Shkurt është kjo. Ne e kemi marrë mandatin nga populli për të bërë punët e duhura sipas nesh. Të drejta apo të shtrembëra, këtë e gjykojnë qytetarët. Opi nionet tuaja mbeten të opinione. Edhe cështjen e shkeljes kushtetuese mendoj se e shohim të ezauruar, pasi edhe Brukseli me një ekip juristësh tha vetëm për një element. Elmenti u përfshi në amendimin që ju bë ligjit dhe tani kjo punë është e mbyllur. Problemi me ju dhe të gjithë ata që kundërhstojnë, është se kur të vini në stadium ose duhet të thoni që se kishim për stadiumin se kemi thënë ne, ose hajdeni të maskuar… sic shkojnë ata në liqen, me kapele republike e me syze”, tha Rama.
