Connect with us

Aktuale

Rama paralajmëron burg për ndërtuesit, invesitorët dhe arkitektët

Published

on

Kryeministri Edi Rama tha se familjet e prekura nga tërmeti do të ndahen në dy kategori të cilat do jenë mirëkuptues.

“Problematikat ku duhet të përqendrohemi është regjistrimi i familjeve të prekura. Dy kategori do jenë mirëkuptues, familjet që para tërmetit kanë rezultuar të pastrehë dhe që banojnë në shtëpi me qira të cilat janë në rregull, nuk mund të kërkojnë strehim për tërmetin. Kategoria tjetër është ajo e banesave me një standard të ulët kushtesh. Është kategoria e identifikuar paraprakisht. Para dy javësh kemi pasur edhe një takim për të parë si mund të adresojmë këto familje. Edhe këto familje nuk mund të hyjnë te ata që janë prekur nga tërmeti. Për personat në kampe në hotele do bëhet përputhja me shtëpinë e tyre. Ata që janë aty si shkak i ankthit do trajtohen edhe me psikologë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë me dije gjatë mbledhjes së qeverisë mëngjesin e kësaj të shtune se po përgatitet ligji, ku çdo kush që abuzon me lejet e ndërtimit do të dënohet nga 7-15 burg.

Vendimi i qeverisë pritet të merret pas tërmetit që ra me 26 nëntor, ku vdiqën 50 persona, e ndërsa janë dëmtuar mbi 1 mijë banesa e shumë pallate janë vlerësuar si të pabanueshme.

“Jemi maksimalisht të angazhuar! Do të flasim me vepra, do flasim me fakte. Po përgatisim dhe një akt për dënimin për të përcaktuar dhe për të mbyllur një debat, për fat të keq për ta mbyllur me 50 viktima, një debat që e kam humbur për 30 vjet.

Debatin e burgosjes të çdo individi, që merr leje ndërtimi me emrin e tij apo që është investitor dhe pronar i një kompania që lë pas një ndërtim në ekzekutim.

7-15 vite burg çdo ndërtues, çdo investitor, çdo person i përfshirë në ndërtime që leja i jepet për 3 kate dhe përfundon në 8 kate.”-deklaroi Rama.

Rama ka përmendur zonat më të dëmtuara në tërmeti. Ai tha se në Tiranë 1192 banesa kanë pësuar dëmtime.

“Në bllokun e pallateve në Urën e Daljanit, rruga Aleksandër Goga, Shkozet, thumanë Bubq dhe Manzë. Në Tiranë 1192 banesa që kanë dëmtime serioze dhe tani 265 pallate kërkojnë vlerësim. 8  shkolla të dëmtuara, një qendër shëndetësorë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë së Shqipërisë ka bërë me dije gjatë mbledhjes së qeverisë mëngjesin e kësaj të shtune se po përgatitet ligji, ku çdo kush që abuzon me lejet e ndërtimit do të dënohet nga 7-15 burg.

Vendimi i qeverisë pritet të merret pas tërmetit që ra me 26 nëntor, ku vdiqën 50 persona, e ndërsa janë dëmtuar mbi 1 mijë banesa e shumë pallate janë vlerësuar si të pabanueshme.

“Jemi maksimalisht të angazhuar! Do të flasim me vepra, do flasim me fakte. Po përgatisim dhe një akt për dënimin për të përcaktuar dhe për të mbyllur një debat, për fat të keq për ta mbyllur me 50 viktima, një debat që e kam humbur për 30 vjet.

Debatin e burgosjes të çdo individi, që merr leje ndërtimi me emrin e tij apo që është investitor dhe pronar i një kompania që lë pas një ndërtim në ekzekutim.

 

“7-15 vite burg çdo ndërtues, çdo investitor, çdo person i përfshirë në ndërtime që leja i jepet për 3 kate dhe përfundon në 8 kate.”-deklaroi Rama.

Rama ka përmendur zonat më të dëmtuara në tërmeti. Ai tha se në Tiranë 1192 banesa kanë pësuar dëmtime.

“Në bllokun e pallateve në Urën e Daljanit, rruga Aleksandër Goga, Shkozet, thumanë Bubq dhe Manzë. Në Tiranë 1192 banesa që kanë dëmtime serioze dhe tani 265 pallate kërkojnë vlerësim. 8  shkolla të dëmtuara, një qendër shëndetësorë”, tha Rama.

Ndërsa në Durrës Rama tha se 19 ndërtesa të dëmtuara janë të pabanueshme 12 prej të cilave do të prishen.

“Në Durrës kemi 19 ndërtesa të mëdha të dëmtuara, të pabanueshme, 12 prej tyre do prishen. Dje është shembur i pari për 7 të tjerët do presim një raport të huaj që të kemi garanci të plota. Duhet të angazhojmë të gjithë inxhinierët, por duhet të kemi kujdes nga abuzimi. Kjo do të monitorohet nga një kontroll i dyfishtë”, tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë tha se 2472 persona janë akomoduar në hotele duke nisur nga Durrësi në Gjirokastër, mes tyre persona që i është shkatërruar shtëpia nga tërmeti por edhe të tjerë të cilët në një gjendje ankthi nuk duan të qëndrojnë në shtëpi.

“Personat në hotele 2472, harku i kësaj mikpritje shtrihet nga Durrësi në Gjirokastër. Një pjesë e tyre nuk kanë humbur plotësisht shtëpinë, por janë në kushte frike që nuk  lidhen me patjetër me qëndrueshmërinë e godinës por ne nuk do të lëmë pa i shërbyer në këtë fazë të parë. Ministri i Turizmit po punon ngushtë edhe me shtabet e emergjencave për të vlerësuar çdo familje për t’u trajtuar në afat të gjatë sepse një pjesë do duan vetë të kthehen në normalitet. Shumë shpejt do kemi raportin për qëndrueshmërinë e banesës. Grupet franceze, greke dhe italiane janë në terren për të vlerësuar banesat. Njerëzit duhet ta kuptojnë se krisjet nuk janë për një situatë kritike. E rëndësishme është struktura mbajtëse. Raportet të jenë të kujdesshme dhe të sakta. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme ka kontaktuar me homologët për të sjellë ekipi të tjerë, ekipi lituanez, bullgar vijnë sot. Nuk duhet të kemi mbivendosjen dhe asnjë minutë kohë të humbur“, tha Rama.

Rama tha se aktualisht në spitale marrin mjekim 41 persona të cilët kanë pësuar dëme nga tërmeti.

“Aktualisht në spitale marrin ndihmë mjekësore 41 persona, 34 në spitalin e Traumës, 4 në Durrës, 3 jashtë vendit dhe disa në një vëzhgim intensiv për të parë ecurinë ndërkohë që janë gati transferimet në rast se do e kërkojnë mjekët”, tha Rama.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending