Aktuale
Rama e afron arkitektin Stefano Boeri për ta ndihmuar për rindërtimin
Kryeministri Edi Rama ka afruar këtë të enjte një ndër arkitektët e tij të ‘preferuar’ për ta ndihmuar në rindërtimin e godinave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në përurimin e veprës “La Radura” të arkitektit Stefano Boeri, Rama është shprehur falënderues ndaj tij duke thënë se arkitekti ka shprehur gadishmërinë e tij për të dhënë kontributin për rindërtimin.
Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë garantoi qytetarët e prekur se brenda vitit të ardhshëm do kenë shtëpinë e tyre. Sipas tij, ndërtimet e shtëpive në zonat e prekura do të bëhen me cilësi të lartë dhe sipas standardeve.
Praktikisht që pas rënies së tërmetit ai shprehu vendosmërinë për të kontribuar me mundësit e tij për fazën e rindërtimit. Kemi mundësi edhe falë kapitujve që kemi shkruar së bashku për zhvillimin e Tiranës. Nuk është vetëm kryeqyteti por edhe vendet e tjera në emergjencë që janë prekur në mënyrë serioze nga tërmeti. Ne do të flasim për ata në kryeqytet. Kemi edhe ata në zonat rurale. Sfidë për të ndërtuar lagje të re dhe infrastrukturë. Për ata që kanë nevojë për të pasur një strehë për t’ju dhënë një strehë më të mirë. Ti afrojmë pak me njëri tjetrin dhe fragmentimin e tmerrshëm për ndërtimet e shpërndara. Shembujt e ndryshëm që mund t’i referohemi janë të ndryshëm, ka raste kur tërmetet kanë shërbyer si ndryshim i madh për një rindërtim me cilësi të re. Brenda vitit të ardhshëm, po e them si afat fundor vitin, por më përpara se viti i ardhshëm ne do jemi në gjendje për t’u ofruar mundësinë për të jetuar në një shtëpi më të mirë se ajo që kishin jetuar më parë”-tha Rama.
Vetë Boeri u shpreh se
Stefano Boeri: Tërmeti lind nga toka, ku jemi mësuar të ecim. Kjo ndjenjë tradhtie është një nga gjërat më te vështira për tu kaluar. Kjo ndjesi që të kesh të bësh me familje që kanë qenë të prekura dhe që ndihen të tradhtuar nga toka e tyre është gjëja më e vështirë për tu kuptuar.
Ka dy reagime të menjëhershme, njëra është stop nuk vij më mjaft ose kemi sipas meje është një shpresë e dytë ndoshta e pamundur të rindërtojmë gjithçka aty ku ishte dhe ashtu siç ishte. Pra të rindërtohet në mënyrë identike duke bërë sikur harruam atë çfarë ndodhi që në pak sekonda mori dhjetëra jetë njerëzish. Mendoj se sforco për të rindërtuar duhet të shoh në të kaluar për të kuptuar sensin e komunitetit, të popullatave, vendet publike, ritmet e jetës. Ajo duhet rindërtuar dhe jo hapësira identike. Duhet të ketë vështrim edhe në të ardhmen sepse kur ndërtojmë marrim përsipër një sfidë të re. Jam i lumtur që jam pjesë e kësaj sforce dhe ndihemi pjesë e këtij projekti të madh.