Aktuale
Qyteti që ofron tokë dhe punë falas
Cape Breton është një ishull i vogël i lokalizuar në lindje të Nova Scotia, Kanada. Një supemarket, një furrë buke dhe një dyqan është gjithçka ka kjo copë parajse e fshehur që po shpreson të zgjerohet. Në fakt, ata kanë gjithçka iu duhet përveç njerëzve.
Ky ishull i mrekullueshëm, me natyrën e tij unike dhe ambientin ekologjikisht shumë të pastër, ka shumë për të ofruar; vende interesante, ambiente fëmijësh, kisha etj. Popullsia e qytetit është afro 150 mijë banorë, por gradualisht në rënie, shkruan Gazeta Express.
Në këto kushte, dhe në mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar, pronarët e bizneseve, përmes faqes në Facebook ( © facebook/ FarmersDaughterCountryMarket), postuan një lajmërim që duket shumë i bukur për të qenë i vërtetë: Kushdo që ka dëshirë të shpërngulet në këtë vend, do t’i sigurohet një punë dhe një sipërfaqe toke.
Gjithsesi, është e rëndësishme të kuptohet se punëtorët e huaj nuk mund të aplikojnë për një punë derisa Cape Breton nuk është i kualifikuar për Programin e Punëtorëve të Jashtëm. Qyteti mund të pranojë vetëm njerëz të cilët janë të autorizuar ligjërisht për të punuar në Kanada.
Sipas ligjit kanadez, ju duhen vetëm 2 dokumente për të përfituar një punë në Kanada: një ftesë nga një punëdhënës kanadez, e miratuar nga Ministria e Punës dhe Zhvillimit Social, e Kanadasë, dhe një leje pune e cila lëshohet pas marrjes së një vize të përkohshme.




