Arkitekturë
Qytetet lundruese do të jenë realitet në 2020

Shumë arkitektë vijnë me koncepte te reja rreth qyteteve utopike të së ardhmes, disa prej të cilave janë të lidhura me inovacionet e zgjuara, të qëndrueshme, dhe të bio-teknologjike. Megjithatë, nuk është e qartë nëse këto qytete mund të adresojnë me të vërtetë sfidat e botës të së nesërmes, ose në qoftë se ata do të përfundojnë si ide jorealiste utopike.
Peter Theil, themeluesi i Paypal-it është një nga investitorët kryesorë të organizatës “Seasteading”. Insituti është krijuar nga një grup biologësh, inxhinierësh detare posacërisht për të ndërtuar qytete lundruese. Qytet- shteti i parë lundrues do të jetë gati në vitin 2020, me një kosto prej 167 milionë dollarë.
Instituti Seasteading ka si qëllim kryesor ndërtimin e qyteteve gjysëm të pavarura, që lundrojnë mbi ujë. Sipas insitutit ato do të ofrojnë mundësi për të provuar një mënyrë të re qeverisëse dhe në të njëjtën kohë do të ndihmojë që të zgjidhen disa nga probleme kryesore, me të cilën po përballet njerëzimi në ditët e sotme.
Instituti beson se me zhvillimin e qyteteve lundrues , ata do të iniciojnë hapat e parë drejt përmbushjes së asaj që e quajnë “8 Great Moral Imperatives”. Këto përfshijnë të ushqyerit e të uriturve, pasurimin e të varfërve, shërimin e të sëmurëve, reduktimin e ndotjes në atmosferë, pastrimin e oqeaneve, zhvillimin e qytetërimit të qëndrueshëm, jetesa në krah me natyrën dhe parandalimi i luftrave. Mënyra për të arritur të gjitha këto më lart është që njerëzimi t’i shfrytëzojë sa më mirë të gjithë hapsirën që të ofron oqeani.
Instituti beson se ata kanë potencial për të ofruar hapësirën e mjaftueshme që do të jetë në gjendje të akomodojë popullatën globale në rritje, ndërsa në të njëjtën kohë do të sigurojnë ushqim dhe gjenerim të energjisë së qëndrueshme.
Instituti gjithashtu beson se qyteti lundrues do të jetë në gjendje për të sjellë një start-up edhe në mënyrën e qeverisjes. Qytet-shtetet do të lejojnë njerëzit të lundrojnë me shtëpinë e tyre dhe të bashkohet me një tjetër koloni, në qoftë se ata nuk janë dakord me mënyrën se si qeveria po sillet ndaj tyre.
Kjo do të thotë se qeveritë do të jetë të detyruara të konkurrojnë me njëra-tjetrën, në mënyrë që të tërheqin sa më shumë qytetarë në rajonin e tyre. Instituti ka publikuar një raport paraprak mbi projektin dhe ata besojnë se ideja mund të ketë treg në të ardhmen.
Dizajni fillestar i konceptit të qytetit lundrues përfshin ndërtimin e disa platformave modulare që do të jenë të lidhura me rrugë nëpërmjet njëra-tjetrës. Ato do të rrethohen nga një mburojë betoni e armuar 50m x 50m ose një strukturë në formë pentagoni. Qyteti do të jetë në gjendje që të ofrojë strehim, apartamente, zyra, hotele dhe tri ndërtesa muzeale. Fillimisht, 11 prej moduleve do të lidhen së bashku, për tu bërë të aksesueshme dhe do të sigurojnë strehim për 300 banorë. Sipas parashikimeve qyteti i parë lundrues do të kushtojë 167 milionë dollarë.
