Connect with us

Trashëgimia

Qytetet antike në Libi, të harruara nga turistët

Published

on

Grafiti mbulon muret e amfiteatrit grek në Cyrene, qytet i lashtë në lindje të Libisë që tani po përballet me neglizhencën, vandalizmin dhe uzurpimin e banorëve lokalë.

Dyqani i suvenireve dhe kafenetë e braktisura në rrugën malore që të shpie te vendi 2 mijë e 600 vjet i vjetër, janë si paralajmërim se ky vend dikur ishte atraksion i madh turistik, shkruan Reuters.

Lokalitetet arkeologjike të Libisë janë përballur me plaçkitje të shumta që prej largimit nga pushteti të diktatorit Muammar Gaddafi në vitin 2011, kur vendi u përfshi në trazira me administratën kundërshtare që synonte të merrte kontrollin e këtij shteti, përcjell Koha Ditore.

Cyrene është një prej pesë vendeve të Afrikës Veriore që mbrohen nga UNESCO-ja për shkak të vlerave të jashtëzakonshme. Të tjerat përfshijnë gërmadha të qytetit romak Leptis Magna dhe Sabratha, qytete në perëndim të Libisë.

Përveç Cyrenes që gjendet 200 kilometra në lindje të Benghazit, pjesa lindore e Libisë ka qytetin Apollonia vetëm 20 kilometra larg.

Me turistët që nuk duken gjëkundi dhe departamentin e antikiteteve që ankohet për buxhet të ulët, vandalistët kanë përshkëllirë shtyllat e lashta dhe kanë vjedhur artefaktet.

Thesare të vlefshme, siç janë kokat apo edhe krejt torzotë e statujave që shihen nëpër guida turistike të publikuara në vitin 2011, nuk janë më aty.

“Shumë artefakte janë shitur jashtë”, ka thënë Ahmad Hussein, kryetar i departamentit të antikiteteve në administratën paralele që funksionon në lindje të Libisë.

Pasi e kishin të pamundur të ndalnin vjedhjet, departamenti i tij ka regjistruar artefaktet dhe ky proces u ka ndihmuar që disa prej tyre t’i gjejnë nëpër Evropë.

Kishte mbrojtje më të mirë të vendeve të lashta para vitit 2011, por hulumtimi i këtyre vendeve daton që prej pushtimit italian. Pajisjet e kolonialistëve ende gjenden nëpër këto vende. Italianët u larguan nga lindja e Libisë në vitin 1943, kur pësuan humbje në luftë dhe ky rajon u fut nën administrimin e britanikëve.

“Ka pasur shkatërrime të mëdha në vitet e fundit”, ka thënë Ismail Miftah, fermer që jeton afër qytetit Cyrene. “Njerëzit e zakonshëm nuk respektojnë trashëgiminë e lashtë”

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending