Arkitekturë
Qytetet amerikane me arkitekturën më të mirë, sipas CNN

CNN së fundi ka publikuar një artikull për të gjithë të interesuarit në arkitekturën amerikane duke propozuar qytete, të cilat kanë disa nga ndërtesat më karakteristike në botë, transmeton Ndërtimi.info.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një përzierje të madhe të kulturave dhe janë gjeografikisht të larmishme. Për ata që janë të interesuar në rrokaqiej, monumente të mëdha dhe struktura të mrekullueshme, lajmi i mirë është se një pjesë e madhe e ndërtesave më ikonike të Amerikës mund të gjenden në katër qytetet më të mëdha, të cilat i gjeni më poshtë:
New York-u
Nuk ka vend më të mirë për të parë disa nga ndërtesat më të famshme në botë se New York-u duke përfshirë Empire State Building, ndërtesa Chrysler, Biblioteka Publike e Neë York-ut, Katedralja e Shën Patrikut, Grand Central Terminal, Waldorf Astoria dhe Carnegie Hall.
Ndërtesa e Empire State, e përfunduar më 1931, është një kryevepër e Art Deco e projektuar nga Shreve, Lamb & Harmon. Biletat për në kuvertën e hapur në katin e 86 fillojnë nga 37 dollarë për të rriturit. Në pjesën jugore të ishullit, ju do të hasni në ndërtesën e famshme Flatiron dhe urën historike të Bruklinit.
Çikago
Çikago është i njohur për arkitekturën e tij dhe mënyra më mahnitëse për ta parë atë është lundrimi i lumit Çikago për 90 minuta me ciceron. Operuar nga Fondacioni Chicago Architecture, turneu ofron informacion nga ciceronët 50 ndërtesa të njohura dhe kushton rreth 50 dollarë për një biletë.
Shkurtimisht, nuk ka mënyrë më të mirë për të parë të gjitha në një shëtitje.
San Francisko
Edhe San Francisko është shtëpia e disa prej kryeveprave arkitekturore në Amerikë. Me patjetër është që të vizitoni urën e madhe të kuqe “Golden Gate” që është e njohur si një ikonë amerikane qe nga përfundimi i saj ne vitin 1937.
Duke shkuar në qendër të qytetit, mundësisht me teleferik, mos humbisni Hotelin Fairmont (1907), Qendrën e Qytetit – City Hall (1915), ose piramidën Transamerica Pyramid (1972).
