Aktuale
Qytetarëve të Istogut dhe Pejës nesër iu prezantohen variantet se kah i do t’i bie autostrada

Tashmë ka nisur edhe procedurat për të realizuar ndërtimin e autostradës më të gjatë në vend e cila i bie nga Istogu për të kaluar më pas në Deçan, në Gjakovë dhe për të përfunduar në Prizren.
Për këtë autostradë 91 kilometërshe, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) ka nisur që të prezantoj tri variantet nëpër komunat që do të preken nga ndërtimi i saj.
Nesër, qytetarëve të Istogut dhe të Pejës, Ministritë e Infrastrukturës dhe Transportit do t’ia prezantojë projektin për tri variantet e trasesë. Në dëgjimin publik me qytetarët e Pejës dhe Istogut do të marrë pjesë edhe ministri i këtij dikasteri Pal Lekaj.
Sipas njoftimit nga kjo ministri, dëgjimi publik do të mbahet në ora 12:00 me qytetarët e Pejës në Sallën e Kuvendit Komunal, për të vazhduar më pas dëgjimin publik në Kuvendin Komunat të Istogut në ora 15:30.
“Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të mërkurën merr pjesë në dëgjimet publike me qytetarët e Pejës dhe Istogut, për projektin e autostradës së Dukagjinit”, thuhet në njoftimin e MIT.
Ndërsa, dëgjimi publik për variantet e trasesë se kah do t’i bie autostrada e Dukagjinit, është mbajtur me qytetarët e Gjakovës dhe të Deçanit.
Ndërkohë që Media Ndërtimi.info kohë në parë ka shkruar rreth dëshirave të kryetarëve të komunave për variantet se kah do t’i bie autostrada. Variante drejtori i kompanisë “IfraPlus”, Musa Islamaj, që është projektues i projektit zbatues për ndërtimin e kësaj autostrade.
