Connect with us

Aktuale

Qytetarët me qëndrime të ndryshme se çfarë të bëhet me drunjtë në qendër të Podujevës

Published

on

Qytetarët e Komunës së Podujevës kanë shprehur qëndrime të ndryshme rreth drunjve që gjenden në qendër të qytetit, ku parashihet të ndërtohet bulevardi dhe “Sheshi i Dëshmorëve”.

Në debatin e mbajtur për këtë çështje, disa kanë kërkuar të hiqen të gjithë dhe të zëvendësohen me drunj të rinj, ndërsa të tjerë kanë mendojnë se duhet të ruhen ata që nuk janë të dëmtuar. As zyrtarët komunalë nuk kanë treguar ndonjë vendim definitiv rreth kësaj çështje, raporton Koha Ditore.

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Vezir Januzi, ka thënë se në pjesën ku parashihet të ndërtohet bulevardi skaj rrugës ka drunj shumëvjeçarëdhe se janë duke shikuar a duhet të hiqen të gjithë, apo të lihen ata që nuk janë të dëmtuar.

“Kemi marrë ekspert edhe të pylltarisë dhe pastaj do të marrim ehde vendim se çafrë të bëjmë me këta drunj, por gjithsesi do të mundohemi t’i ruajmë, t’i rigjenerojmë dhe të pyllzojmë pjesën tjetër të qytetit”, ka thënë drejtori Januzi në këtë debat me qytetarë.

Ndërsa, zyrtari për mjedis, Rizah Muçolli, ka thënë se kanë marrë shumë kërkesa nga qytetarët, ku disa kërkojnë të hiqen të gjithë, disa mendojnë të lihen.

“Komuna e ka formuar një komision ku janë edhe përfaqësuesit e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës. Është fjala vetëm për drunjtë që janë skaj rrugës e ku paraashihet të ndërtohet bulevardi. Aty janë 134 drunj, ku 76 janë të dëmtuar që duhet të hiqen dhe është menduar që 58 të qëndrojnë për një kohë, por jo gjatë. Drunjtë kanë dëmtime serizoe në trup. Janë dëmtuar edhe gjatë puimeve në kanalizim, puseta, po ashtu gjatë pastrimit të rrugës nga bora. Por, mund të dëmtohene dhe tash kur punohet në ujësjellës, rrymë, etj”.

Muçolli ka thënë se janë para disa dilemave: që të sillen krejt drunjë të rinj më unikë për shesh, opsioni i dytë të hiqen 76 dhe të lihen 58 dhe dilema e tretë është se edhe këta 58 mund të dëmtohen gjatë punimeve dhe pas një viti do të jenë të detyruar t’i heqin edhe ata.

Afaristi në rrugën “Zahir Pajaziti”, Bajram Murati ka thënë se përpara lokalit të tij janë disa blirë që janë mbjellë në vitet 1998-1999 dhe se janë dashur 20 vjet për të arritur efektin. Sipas tij, duhet të hiqen vetëm drunjtë e dëmtuar dhe jo të gjithë.

Por, një tjetër banor i qendrës ka thënë se duhet të hiqen të gjithë, pasi edhe ata drunj që nuk janë të dëmtuar janë të shtrembër dhe se do të jenë të disproporcion me projektin, pasi nuk do të përshtaten as me dimension e as me hapësirë.

Mendim të ngjashëm ka pasur edhe një afarist tjetër. Ndërsa këshilltarja e VV-së, Doruntina Hasani ka thënë se drunjtë duhet të qëndrojnë aty edhe për shkak të historisë që bartin, por jo ata që janë të dëmtuar. Ajo ka kërkuar që kur të sillen drunjtë e rinj të jenë të gjatë dhe të mos pritet 20 vjet për të arritur efektin.

“Ne edhe nëse nuk na kithit thirrë në këtë debat, e kemi pas ndërmend me disa qytetarë që nëse nuk i hiqni këta drunj me dalë edhe me protestua. Drunjtë janë shumë të dëmtuar edhe shumë të vjetër”, ka thënë ai.

Edhe një tjetër banor i qendrës ka thënë se tash mund të mbillen drunj që i kanë moshë 10-15 vjet dhe po ashtu me jetëgjatësi të madhe, ndërsa drunjtë e tanishëm nuk duhet të lihen për shkak të dëmtimeve që i kanë dhe po ashtu se janë të shtrebër.

Ndërsa, inxhinieri i pylltaris në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, Naser Krasniqi, ka thënë se drunjtë aktualë janë të dmëtuar shumë dhe se forma e tyre është deformuar.

“Për një shesh afatgjatë duhet të hiqen këta drunj dhe të mbillen të tjerë të bukur me jetëgjatësi të madhe”, ka theksuar ai.

Ka pasur kërkesa që drunjtë e padëmtuar të mbillen dku tjetër, p.sh. në park.

Drejtori Vezir Januzi ka thënë se opinionet e qytetarëve do t’u ndihmojnë për të vendosur se çfarë të bëjnë me këta drunj. Ai ka thënë se me projektin e ndërtimit të bulevardit parashihet të mbillen lloje të ndryshme të drunjve dhe se do të ketë gjelbërim të mjaftueshëm.

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Ish-drejtori i Njësisë së Auditimit në Ministrinë e Infrastrukturës akuzohet se bëri raport në favor të “Sallahu” SH.P.K

Published

on

Drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, Begzad Musliu dhe ish-pronari i kompanisë “Sallahu” SH.P.K, Naim Sallahu, kanë dalë para Gjykatës së Prishtinës më 16.05.2024 për t’u përballur me akuzat që u ngarkohen.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Begzat Musliu në nëntor të vitit 2020 i kishte tejkaluar kompetencat e tij në cilësinë e drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, ashtu që ka kryer auditimin e lëndës së prokurimit vetëm me kërkesën e operatorit ekonomik “Sallahu” SH.P.K., që sipas prokurorisë është e ndaluar me ligj.

Në seancën e 16.05.2024 janë dëgjuar Hysen Merovci, Shaban Krasniqi dhe Mexhide Behluli të cilët ishin propozuar si dëshmitarë për t’u dëgjuar nga ana e mbrojtësve të të akuzuarve.

Mexhide Behluli e cila ishe ftuar të dëshmojë në rolin e zyrtares ligjore në Ministri të Infrastrukturës tha se nuk i kujtohej se ka qenë në takimin në të cilin ishte diskutuar nga sekretari i kësaj ministrie dhe udhëheqësit të divizionit lidhur me kërkesën për futjen e kompanisë “Sallahu” SH.P.K, në listën e zezë.

“Nuk më kujtohet që kam qenë pjesë e këtij takimi” – tha Mexhide Behluli gjatë dëshmisë së saj në gjykatë.

Ajo mohoi të jetë në dijeni se ka pasur një kërkesë nga Vlamire Bllaca për ta futur në listën e zezë të Organit Shqyrtues të Prokurimit, kompaninë e “Sallahu” SH.P.K.

Mexhidi tha se fushë-veprimtaria e saj ishte të jetë si pikë kontakti mes avokaturës shtetërore dhe MI në lidhje me lëndët Gjyqësore në të cilat MI ishte palë e paditur.

Pas Behlulit, dëshmoi Hysen Merovcit, i cili kishte qenë udhëheqës i divizionit në Ministrinë e Infrastrukturës.

Për dallim nga Behluli, dëshmitari Merovci tha se është mbajtur një takim me sekretarin e MI, Izedin Bytyqin për të diskutuar lidhur me kërkesën e Valmire Bllacën për ta futur në listë të zezë të kompanisë “Sallahu” SH.P.K.

“Sekretari i MI Izedin Bytyqi më ka kërkuar mua në cilësinë e udhëheqësit të divizionit të projektit edhe kjo çika e departamentit ligjor, Mexhide në takim me zyrën e sekretarit në lidhje me një ankesë që është bërë nga Operatori Ekonomik ‘Sallahu’, e ka lyp mendimin tonë, në lidhje me vlerësimin e një tenderi për ndërtimin e urës M9 Pejë – Kuqisht” – tha Merovci.

Në fund është dëgjuar edhe dëshmitari Shaban Krasniqi i cili ishte gjeodet në kompaninë “Sallahu” SH.P.K.

Me të përfunduar faza e dëgjimit të dëshmitarëve, gjyqtari Avni Syla njoftoi të pranishmit në sallë se meqë nuk ka asnjë propozim për plotësimin e provave, do të kalohet në fazën e dhënies së mbrojtjes nga të akuzuarit.

Ky rast po gjykohet nga gjykatësit Avni Syla, kryetar i trupit gjykues, Alban Ajvazi dhe Sulltane Hoti – anëtarë. Aktakuza përfaqësohet nga prokurori i krimeve të rënda, Bashkim Zeqaj.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Begzad Musliu, në nëntor të vitit 2020 i kishte tejkaluar kompetencat e tij në cilësinë e drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Infrastrukturës ashtu që ka kryer auditimin e lëndës së prokurimit vetëm me kërkesën e operatorit ekonomik “Sallahu” SH.P.K., gjë që është e ndaluar me ligj.

Auditimi i lëndës së prokurimit është bërë për projektin me emrin “Ndërtimi i urës në zgjerimin e rrugës nacionale N9, segmenti Pejë – Kuqishtë me lokacionin Drelaj”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending