Featured
Qytetarët kërkojnë nga Komuna mirëmbajtjen e parkut të Gërmisë

Për të ndryshuar gjendjen në parkun e Gërmisë dhe për ta kthyer atë në një park urban, Komuna e Prishtinës pati filluar projektin “Zonat e mbrojtura për natyrën dhe njerëzit” në bashkëpunim me organizatën “Adria”.
Por qytetarët që e vizitojnë këtë park nuk janë të kënaqur me mirëmbajtjen e tij.
Thonë se Komuna do të duhej të kujdesej për Gërminë në çdo sezon.
Megjithatë, nga Komuna kanë thënë se tashmë kanë qenë duke punuar në planin afatgjatë për Gërminë, i cili parashihet në këtë projekt.
Zëdhënësi, Adonis Tahiri, thotë se plani parashihet të jetë 10 vjet.
Në këtë periudhë, sipas tij, do të nisë shenjëzimi i shtigjeve për këmbësorë.
Projekti, gjithashtu parasheh krijimin e mekanizmave për mbrojtjen e ambientit brenda parkut dhe krijimin e hapësirave për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme edukuese.
Zëdhënësi Tahiri ka thënë se janë duke punuar në organizmin e kampeve për fëmijë që pritet të mbahen gjatë verës.
