Aktuale
Qytetarët i kërkojnë llogari Lutfi Hazirit, dyshojnë për parregullsi në ndërtimin e sheshit “Pavarësia”
Përmes një letre publike banorë e sheshit të ri i cili sipas të gjitha gjasave ka marrë emrin “Pavarësia” i janë drejtuar me një letër publike kryetarit të komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.
Ata në letrën e tyre kërkojnë llogari dhe transparencë për punën që po bëhet nga kompanitë kontraktuese në rregullimin e sheshit të ri të Gjilanit, shkruan gazetailirina.com.
Lexoni letrën e plotë të banorëve të sheshit “Pavarësia”:
LETËR KRYETARIT Z. LUTFI HAZIRI
Vendosëm t’ju drejtohemi me këtë letër të hapur në një përpjekje tonën për të dëgjuar nga ju lidhur me punimet që po zhvillohen në lumin “Mirusha”.
Qytetarër mbajnë mend se ju në mandatin e juaj të parë adresuat problemin e rregullimit të lumit “Mirusha” por deri në vitin 2008 nuk u ndërmor asgjë as nga udhëheqësit komunal e as ata të nivelit qeveritar.
Me ardhjen në pushtet të Z. Qemajl Mustafa, gjërat filluan të lëvizin sa i përket kësaj problematike, së paku filloj shpresa e qytetarëve se ky problem ma në fund do të zgjidhet. Por , jo. Ata të “fortit” ja nalën turrin.
Që të gjithë në fushatat e juaja zgjedhore e quanit prioritet nr. 1 por askush nga ju nuk i dha zgjidhje deri më sot së paku nuk e përfunduat këtë projekt madhor për qytetarët e Gjilanit.
Qytetarët në përgjithësi e ata të cilët jetojnë në afërsi të rrjedhës së lumit “Mirusha” në veçanti ju janë falenderues për përpjekjet që bëni në zgjidhjen e këtij problemi madhor. Mirëpo, ne kërkojmë nga ju transparence dhe llogaridhënie lidhur me këtë proces.
Muaj më pare ju sipas tenderit GI 651 17 030 521 në shumë prej 365,707.80 euro përuruat fillimin e fazes finale të sheshit “Pavarësia” mbi lumin “Mirusha”, punë e cila gëzoj qytetarët.
Mirëpo, nuk treguat se sa metra gjatësi janë në rregullimin e sheshit, dhe ky projekt shihet se ku fillon por jo ku përfundon .
Ne qytetarët e kësaj pjese të qytetit patëm disa takime me nënkryetarin e komunës Z. Rexhep Kadriu dhe me Drejtorin e Shërbimeve Publike Z. Naser Korça, dhe shprehëm kërkesat tona.lidhur me këtë.
Ç’ është e vërteta të dy zyrtarët komunal ishin korekt me qytetarët dhe gjatë bashkëbisedimit na thane se sipas kontratës se tenderit GI 651 17 030 521 janë kontraktuar të kryhen 270 metra gjatësi dhe se vitin tjetër do të vazhdohet me pjesën tjetër të mbetur.
Problemi qëndron në faktin se udhëheqësi i punimeve i kompanisë “Globi “ në bashkëbisedim me banorët e lagjës qe disa here thot se ky projekt përfundon në 180 m gjatësi.
Tani Z. Kryetar, qytetarët nuk din kujt t’i besojnë zyrtarëve të lartë komunal apo kompanisë punëkryese. Shpresojmë se e vërteta qëndron tek zyrtarët e juaj.
Tek e fundit çdo qytetare ka të drejtë të njoftohet se ku shkojnë taksat e tij.
Në fund kërkojmë nga ju që të publikoni kontratën në fjalë në mënyrë që qytetarët mos të manipulohen.
Sqarim: Z. Kryetar, këtë letër ju drejtuam juve duke besuar se ju do të zgjidhni këtë paqartësi.
Banorët e Sheshit “Pavarësia”