Connect with us

Aktuale

Qytetarët e Rahovecit: Varianti i Autostradës së Dukagjinit prekë tokat e oligarkëve të AAK-së

Published

on

Varianti i Drinit, është traseja që është zgjedhur se kah do të kalojë autostrada e “Dukagjinit” për pjesën e Rahovecit. E për çka këshilli i banorëve të Rahovecit janë kundër.

Këshilli i banorëve të Rahovecit ka reaguar ndaj komunikatës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, duke theksuar se komunikata e Ministrisë në përmbajtje ka shumë të pavërteta.

Sipas tyre, me trasen e Autostradës së Dukagjinit të njohur si  “Varianti i Drinit” do të shpronësohen pronat e oligarkëve partiak të AAK-së.

Për ta kundërshtuar këtë variant është bërë edhe një peticion që tashmë është nënshkruar nga mbi 6 mijë banorë.

Ky është reagimi i këshillit të banorëve të Rahovecit:

Këshilli i banoreve të Rahovecit i cili është duke kundërshtuar Trasën e Autostradës së “Dukagjinit” për pjesën e Rahovecit ndryshe i njohur si Varianti i Drinit, reagon ndaj komunikatës së Ministrisë së Infrastrukturës, sepse komunikata e Ministrisë së Infrastrukturës në përmbajtjen e saj ka shumë të pavërteta.

Fillimisht dëshirojmë të njoftojmë opinionin e gjerë se në komunën e Rahovecit është duke u mbajtur një peticion i cili tashmë ka tejkaluar numrin prej 6000 personave të nënshkruar, me këtë dëshirojmë të informojmë edhe Ministrin e Infrastrukturës se ne nuk jemi një grup i caktuar me pretendime politike, por kjo është një nismë e banorëve të Komunës së Rahovecit të pakënaqur me Variantin e Propozuar nga Ministria e Infrastrukturës.

1. Gjatë Debateve të mbajtura në Komunën e Rahovecit rreth çështjes së Autostradës së Dukagjinit për pjesën e Rahovecit, unanimisht të gjithë banoret dhe inxhinierët e fushës së Ndërtimtarisë, Arkitekturës, Bujqësisë, Ekonomisë etj, ishin kundër “Variantit të Drinit të Bardhë”.

2. Njëashtu gjatë debateve edhe kompania projektuese “InfraPlus” dhe Inxhinierët e saj ishin kundër “Variantit të Drinit” shkaku që është e pamundur të ndërtohet Autostrada buzë lumit Drini i Bardhë.

3. Në debate ishin prezentë edhe Profesorët Universitarë të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të cilët ishin kundër Variantiti të Autostradës e cila kalon buzë Lumit Drini i Bardhë.

4. Nga të gjithë personat prezent është përkrahur Varianti nr.1, sepse është varinti i cili nuk dëmton tokat bujqësore në komasacion dhe nuk dëmton lumin Drini i Bardhë.

Duke e parë komunikatën e Ministrisë së Infrastruktuës që ka bërë krahasime ndërmjet variantit të përkrahur nga banorët e Komunës së Rahovecit dhe varinatit të përkrahur nga Ministria e Infrastrukturës, ne do t’i demantojmë në vijim disa nga argumentet e prezentuara nga Ministria e Infrastrukturës.

Në vijim i paraqesim disa nga faktet të cilat Ministria e Infrastrukturës nuk është duke i cekur me të vetmin qëllim që të manipulohet masa.

Varianti nr.6-Varianti buzë lumit Drini i Bardhë

• Me Variantin e Autostradës për pjesën e Rahovecit kemi shkeljet ligjore të ligjit mbi Regullimi e Tokave.

• Me “Variantin e Drinit” shkatërohet zona tek “Ura e Fshejtë” dhe shkatërohen “Kanionet” të cilët janë të mbrojtura me ligj që nga viti 1986.

• Me Variantin e Autostradës buzë lumit Drini i Bardhë do të pamundësohet edhe ndërtimi i EKO ZONAVE, të cilët janë planifikuar të ndërtohen nga investitorë të huaj, projekte tashmë të prezentuara Presidencës dhe Qeverive të kaluara.

• Me “Variantin e Drinit” dëmtohen Tokat Bujqësore të cilët janë në komasacion, dëmtohen 110 hektarë tokë në komasacion.

• Me “Variantin e Drinit”, Komunës së Rahovecit do ti ndalohet qasja në Lumin Drini i Bardh në një gjatësi prej 15 km.

• Me “Variantin e Drinit” do të kemi betonizimin e tërësishëm të lumit Drini i Bardhë dhe dëmtimit të gjithë ekosistemit.

• Me “Varantin e Drinit” tashmë do të shuhen edhe garat e kërcimit, gara këto të nivelit ndërkombëtar të cilët janë duke u zhvilluar te “Ura e Fshejtë”.

• Kostoja e Shpronësimit të Tokave me Variantin e Drinit të Bardhë arrin shifrat prej 99 milionë euro vetëm për pjesën e Rahovecit.

• Gjatësia e trasës me “Variantin e Drinit” është më e gjatë për 3 km në 25 km nga “Ura e Fshejtë” deri tek kyçja në Autostradën “Ibrahim Rugova”, dhe nëse marrim çmimin prej 10 milionë euro për kilometër do të thotë se ky variant është për 30 milionë euro më i shtrejtë.

• Me “Variantin e Drinit të Bardhë” edhe vozitja do të jetë më e rrezikshme shkaku i ngricave të cilët janë prezentë gjatë stinës së dimrit, në këtë mënyrë do të rrezikohet edhe jeta e qytetarëve.

• Me “Variantin e Drinit” anashkalohet Komuna e Rahovecit, dhe Komuna e Mamushës, ku mbesin të vetme Komuna në Rafshin e Dukagjinit të cilave ju mohohet qasja në këtë Autostradë.

• Me “Variantin e Drinit” do të shpronësohen pronat e oligarkëve partiak të AAK-së.

Varianti nr.1-( I përkrahur nga Banorët e Komunës së Rahovecit )

• Varianti i cili është përkrahur nga banorët e Rahovecit si dhe nga inxhinierët e fushave të ndryshme.

• Nuk dëmtohen tokat bujqësore në komasacion, kryesisht dëmtohen tokat jo pjellore të klasit 5 dhe klasit 6.

• Shpronësimi i tokave me këtë variant do të kushtonte rreth 35 milionë euro.

• Kemi sipërfaqe komunale dhe nën administrimin e Ekonomisë së pyjeve prej 85 ha ku do të kalojë trasa e Autostradës.

• Do të dëmtoheshin vetëm 5 ha me vreshta, kurse nga Statistikat të Departamentit të Vreshtarisë dhe Verërave vetëm në Komunën e Rahovecit për çdo vit shkulen rreth 10 hektar me vreshta.

• Me këtë variant do të përfitonte përpos Komunës së Rahovecit edhe Komuna e Mamushës, njëherit nuk do të dëmtoheshin tokat bujqësore te fshatrave të Komunës së Prizrenit.

• Ky variant vetëm me shpronësim do të jetë më i lirë rreth 65 milionë euro.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending