Connect with us

Featured

Qytetarët do të paguajnë rrymën 50% më shtrenjtë me termocentralin “Kosova e Re”

Published

on

Qytetarët e Kosovës do të paguajnë 50% më shumë për energjie elektrike kur të ndërtohet termocentrali “Kosova e Re” gjë që vlerësohet të jetë e papërballueshme për ta. Ekspertët që paralajmërojnë këtë shtrenjtim, thotë se qytetarët do të paguajnë për ndërtimin e “Kosovës së Re” edhe nëpërmjet taksave tjera.

Ngritja e çmimit të energjisë elektrike prej 50 për qind është e papërballueshme për familjen e Naim Gashit.

Ai thotë se për shkak të gjendjes ekonomike mezi po arrijnë tani ta paguajnë faturën.

“Qysh është gjendja në Kosovë shumica ma merr mendja që njerëzit nuk kanë mundësi me pagua sepse shumica me varfëri dhe rroga të vogla, situata si është nuk ma merr mendja që mundemi me përballua”, thotë Gashi.

Gëzim Llapashtica duke e konsideruar si të dëmshme kontratën për ndërtimin e “Kosovës së Re” thotë se shtrenjtimi i rrymës është i papranueshëm.

Ky qytetar ka kërkuar nga Qeveri të ndërmerr masa që mos tu shtohet edhe kjo barrë qytetarëve.

“Nuk është e përballueshme edhe aktualisht rryma është shumë e shtrenjtë e lërë më kur të ndërtohet termoelektrana… Këto kontrata janë të dëmshme Qeveria nuk ka ditur me kontraktua si duhet këtë marrëveshje dhe kontratën. Për më shtrenjtuar rryma për 50 për qind është e papranueshme për qytetarët e Kosovës sepse ne kemi tjetër standardi të jetës nuk jemi me standard të Gjermanisë”, thotë ai.

Besfort Kosova nga Balkan Green Foundation duke u shprehur i shqetësuar për një situatë të tillë të cilën nuk e konsideron të qëndrueshme, thotë se qytetarët nuk do e kenë të lehtë ta përballojnë këtë çmim.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës do të detyrohet të subvencionojë çmimin e energjisë elektrike.

Kosova po ashtu shprehet se ngritja e faturave të rrymës do ketë edhe pasoja zinxhirore në ekonominë kosovare.

“Mendojmë që çmimi mund të rritet edhe më tepër për shkak se teknologjia që parashikohet të blihet për ndërtimin e këtij termocentrali të ri mund të jetë më e lartë në aspektin e kostos dhe kjo pastaj ndikon direkt edhe në tarifat e energjisë elektrike. Aktualisht KEK-u prodhon 1 megavat orë me rreth 30 euro çmimi i balancimit dhe çmimi KEDS, KESKO shkon diku rreth 36 euro dhe në fund dalim me një çmim prej 65-66 euro për megavat orë, ndërsa me ndërtimin e termocentralit të ri çmimi fillestar për 1 megavat orë do jetë minimumi 65 euro maksimumi 80 euro i cili pastaj do rezultojë me një çmim plus balancimin e KEDS-it dhe KOST-it duke 95 euro për megavat orë deri në 115 euro për megavat orë”, thotë Kosova.

Udhëheqësi i Departamentit për Tarifa dhe Çmime në ZRRE, Ymer Fejzullahu, tha se nga 60 euro sa është çmimi aktual për megavat, do të ngritët në 90 euro me të nisur së funksionari TC “Kosova e re”.

“Rregullatori e ka bërë një vlerësim preliminar, dhe është thënë se mbi 50 për qind është ndikimi që pritet në vitin kur hyn në operim Kosova e re”, theksoi Fejzullahu.

Se rryma do të shtrenjtohet 50 për qind me fillimin e operimit të termocentralit “Kosova e Re” e thotë edhe bashkëthemeluesi i Konsorciumi Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm(KOSID), Haki Abazi.

Abazi thotë se ndërtimi i “Kosovës së Re” do i faturohet qytetarit dhe buxhetit të Kosovës edhe në mënyrë indirekte nëpërmjet taksave, jo vetëm përmes faturave për shpenzimin e energjisë elektrike.

“Çmimi i energjisë elektrike do të rritet vit pas viti dhe në përfundim të ndërtimit të termocentralit do të arrijë në faturë një çmim që është 50% më i lartë se ky që sot konsumatori paguan. Çmimi i energjisë elektrike do të rritet për faktin se kostoja e ndërtimit të Termocentralit të ri do t’i shtohet dhe faturohet qytetarit. Kjo është kostoja që shihet, çfarë nuk shihet që analizat financiare tregojnë janë kostot eksternale të cilat nuk i paguan qytetari drejt nga xhepi por i paguan në mënyrë indirekte nëpërmjet taksave dhe buxhetit te shteti”, thotë Abazi.

Abazi i ka përmendur edhe disa nga kosto tjera që do i paguajnë qytetarët përmes taksave siç është kosto e shëndetit publik për 40- 50 vitet e ardhshme që janë pasojë e përdorimit të linjitet dhe lirimit të gazrave helmuese dhe pluhurit, hapja e minierave të reja për furnizim të termocentralit “Kosova e Re” dhe kjo përfshinë punët në terren, dislokimin dhe kompensimin e banorëve dhe masat mbrojtëse që duhet bërë në terren, kosto dhe dëmi që i shkaktohet konsumatorit duke e detyruar që të blej energjinë me çmim prej 95 euro për megavat nga operatori i “Kosovës së Re” dhe pamundësia që të funksionalizohet liberalizimi i tregut që do të kursente diku rreth 30 euro për megavat.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka në një nga mbledhje e Qeverisë ka njoftuar se gjatë muajit prill do të bëhet përzgjedhja e ndërtuesit të termocentralit, e për pak ditë do fillon edhe ndërtimi i “Kosovës së Re”.

Kujtojmë që ndërtimi termocentrali “Kosova e Re”, ka një vlerë prej 1.3 miliard eurosh, dhe ka kapacitet prodhimi prej 500 megavat energji elektrike.

Banka Botërore vitin e kaluar ka deklaruar se nuk do ta mbështesë ndërtimin e një termocentrali të ri me thëngjill, ndonëse vite më parë kjo bankë pati premtuar se do lëshojë një lloj garancie të riskut, që do t’ia mundësonte investitorit të marrë kredi me interes të ulët./Kp/Telegrafi

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending