Featured
QKUK-ja jep mbi 9 mijë euro për perde
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë duke u bërë disa investime nga Ministria e Shëndetësisë, në aparatura në dhe hapësira të klinikave. Për hapësira të klinikave po kujdeset edhe vet QKUK-ja. Kjo qendër do t’i bëj me perde klinikat që operojnë në kuadër të saj.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës tashmë ka përfunduar procedurat e prokurimit për t’i bërë klinikat me perde. QKUK-ja ka nënshkruar kontratë me operatorin ekonomik N.P.P. ” Rolle Mont ” për furnizim me perde, e që do të kushtojnë mbi 9 mijë euro (9.265,50), shkruan Ndërtimi.info.
Sipas njoftimit për nënshkrim të kontratës, për këtë kontratë, që QKUK-ja kishte planifikuar të shpenzojë 9 mijë e 995 euro, vetëm një tenderi i operatori ekonomik fitues ka rezultuar i përgjegjshëm. Për këtë kontratë ishin pranuar katër tenderë, ndërsa ishin bërë edhe 10 kërkesa për tërheqje të tenderit.