Connect with us

Aktuale

Qeveria rrezikon t’i humbë edhe 2.6 milionë euro

Published

on

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka alarmuar se nga prokurimet e centralizuara, që janë realizuar përmes Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP) në vitin 2016, Qeveria e Kosovës rrezikon të paguajë 2.6 milionë euro për mallrat të cilat janë kontraktuar, por nuk janë pranuar. Sipas Auditorit, AQP-ja nuk kishte arritur të kryejë prokurime efikase dhe ekonomike përmes procedurave të centralizuara, të cilat do të rezultonin me kursime buxhetore, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka alarmuar se nga kontrata e lidhura në vitin 2016 nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) shteti rrezikon t’i humbë edhe 2.6 milionë euro.

Në raportin vjetor të ZKA-së thuhet se,  Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) gjatë vitit 2016 kishte nënshkruar kontrata në vlerë prej 44 milion eurosh. Sipas Auditorit, objektiv i prokurimit të centralizuar është realizimi i blerjeve ekonomike.

“Prokurimi i centralizuar përfshin blerje në sasi të mëdha, prandaj çmimi i përftuar nga prokurimi i centralizuar do të duhej të jetë më i ulët se/ose së paku i njëjtë me çmimin më të ulët që e ka përftuar cilido AK përmes prokurimit individual. Por, AQP-ja nuk kishte arritur të kryejë prokurime efikase dhe ekonomike përmes procedurave të centralizuara, të cilat do të rezultonin me kursime buxhetore. Çështjet që kanë paraqitur pengesë në përmbushjen e këtyre objektivave kanë të bëjnë me mangësi të rëndësishme gjatë zbatimit të procedurave të centralizuara”, thuhet në raportin e ZKA-së të siguruar nga gazeta “Zëri”.

Aty më tutje thuhet se analiza e pamjaftueshme e kontratave paraprake (individuale) të autoriteteve kontraktuese dhe mungesa e çfarëdo forme të hulumtimit të tregut kishte për pasojë kontraktimin e çmimeve më të shtrenjta sesa ato të arritshme në treg.

Sipas Auditorit, mangësi tjetër në këtë proces ishte grumbullimi joefektiv i të dhënave nga autoritetet kontraktuese që kishte për pasojë planifikim të dobët dhe realizim të ulët të kontratave.

“Si pasojë e realizimit të ultë, pra mosarritjes së pragut prej 70% të vlerës së kontraktuar, buxheti i Kosovës rrezikon të pësojë humbje prej 2.6 milionë eurosh. Këto mangësi paraqesin rreziqe potenciale për mosarritjen e vlerës për para nga këto kontrata prokurimi, ndërsa një vlerësim përfundimtar do të bëhet pas realizimit të këtyre kontratave me një raport të ndarë të auditimit. Mangësi kishte edhe në procesin e monitorimit të realizimit të kontratave për shkak se nuk ishte përcjellë progresi i tyre. Gjithashtu, në shumicën e kontratave nuk ishin specifikuar obligimet dhe të drejtat e secilit autoritet kontraktues e që për pasojë kishte mungesën e masave korrigjuese lidhur me shfrytëzimin e pamjaftueshëm/tepërt të disa kontratave nga autoritetet kontraktuese”, thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

MSH-ja nuk ka arritur ta funksionalizojë SISH-in

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) vërejtje ka gjetur edhe në implementimin e sistemit informativ unik të integruar shëndetësor.

Sipas Auditorit, informimi në kohë dhe i saktë mbi gjendjen shëndetësore të popullsisë së një vendi ndikon në marrjen e vendimeve të drejta lidhur me përmirësimet e nevojshme në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe për udhëheqjen e një institucioni shëndetësor në mënyrë efikase.

Sipas ZKA-së, për të arritur këtë Ministria e Shëndetësisë ka hartuar dhe ka aprovuar strategjinë për Sistemin Informativ Shëndetësor (SISH) në Kosovë (2010-2020). Më tutje në raportin e ZKA-së thuhet se për zbatimin e strategjisë ishin planifikuar 15.9 milionë euro.

“MSH-ja nuk ka arritur ta funksionalizojë SISH-in siç ishte parashikuar me strategji. Objektiva për shtrirjen e këtij sistemi në 30% të territorit të vendit, e planifikuar për vitin 2014, nuk ishte arritur të realizohet as deri në maj të vitit 2017. Vetëm 39% e pacientëve nga pesë institucionet e audituara janë evidentuar në SISH, për shkak se sistemi nuk ishte aplikuar në të gjitha repartet e planifikuara për fazën pilot. Dështimi në zbatimin e SISH-it, përveç tjerash, ka ndikuar edhe në zhvillimin dhe në zbatimin e Sistemit Informativ të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Kishte mungesë të koordinimit dhe të planifikimit të aktiviteteve si në kuadër të MSH-së, ashtu edhe me institucionet e përfshira në zbatimin e sistemit informativ shëndetësor”, thuhet në raport.

Aty më tutje thuhet se Këshilli Nacional për SISH-in, i paraparë të themelohet në vitin 2011, ishte themeluar në vitin 2015, d.m.th. me katër vjet me vonesë.

Sipas Auditorit, kjo ka ndikuar që të gjitha aktivitetet e parapara me Planin e Veprimit të realizohen me vonesë. Deri në fund të vitit 2016, për qëllime të këtij projekti ishin shpenzuar vetëm 6.5 milionë euro ose vetëm 47% e buxhetit.

Rritet numri i kontratave për shërbime të veçanta

Auditori po ashtu ka gjetur vërejtje edhe te marrëveshjet për shërbimet e veçanta dhe te kontratat e punës për detyra specifike.

“Qëllimi i lidhjes së marrëveshjeve për shërbime të veçanta dhe kontrata pune për detyra specifike është angazhimi i personave tjerë për punët e përkohshme, të cilat nuk mund të kryhen nga punonjësit e rregullt. Këtu hyjnë punët e ekspertëve të caktuar, punët e rastit që kërkojnë njohje të veçantë teknike, punët në ofrimin e shërbimeve edukativo – trajnuese etj. Ministria e Administratës Publike nuk kishte hartuar legjislacionin sekondar dhe procedurat e qarta për këtë lloj angazhimi përmes të cilit do të përcaktoheshin kushtet dhe kriteret e angazhimit. Në anën tjetër, ministritë dhe komunat e audituara kishin angazhuar punonjës me këto marrëveshje/kontrata pa ndonjë planifikim të mirëfilltë dhe monitorim formal lidhur me performancën e tyre. Raportimi nuk ishte i plotë dhe i saktë, po ashtu edhe kostot financiare janë rritur krahasuar me vitin paraprak”, thuhet në raport.

Aty më tutje thuhet se angazhimi i punonjësve me marrëveshje/kontrata në vitin 2016 ishte rritur krahasuar me vitin 2015 e me këtë janë rritur edhe kostot e financimit të këtyre marrëveshjeve.

Në nivelin qendror në vitin 2016 shpenzimet për këtë lloj angazhimi ishin rritur për 55% krahas vitit 2015, ndërsa në nivelin lokal ishin rritur për 76%.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending