Aktuale
Qeveria miraton projektligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës

Me anë të një komunikate për media, TERMOKISS ka treguar se është arritur një sukses nga Qeveria e ka cila ka miratuar projektligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës.
“Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin e ri “për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës” ku Neni 7, paragrafi 3 cekë se pronat komunale mund të jipen nga komunat për organizatat e shoqërisë civile në periudhë afatshkurtër me qëllim të përmbushjes së interesit të përgjithshëm. Kjo procedurë do të rregullohet me akt nënligjor nga Qeveria, ashtu siç Termokissi ka kërkuar me kampanjën #Mundësipërkrejt. Ky projektligj pritet të miratohet edhe nga Kuvendi i Kosovës dhe më pas të hyjë në fuqi”, thuhet në njoftimin e tyre për medie, transmeton Koha.net.
Sipas tyre, ligji i mëparshëm nuk ofronte mundësi dhe qasje të barabartë për të gjithë personat e interesuar në shfrytëzimin e një prone komunale, meqenëse i vendoste pronat në ankand, ku personat që ofronin çmimin me të lartë e merrnin edhe pronën në shfrytëzim, proces i cili përjashtonte entitetet jo-fitimprurëse.
“Projektligji është përpiluar fillimisht nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ndërsa sot është miratuar nga Qeveria e Kosovës. Projektligji dallon nga i kaluari pasiqë përfshinë një proces të veçantë për shoqërinë civile, në të cilin kriter kryesor nuk është çmimi më i lartë i ofruar, por interesi i përgjithshëm. Kampanja jonë #Mundësipërkrejt, ka synuar prej fillimit që të eliminojë shumë prej këtyre pabarazive në shfrytëzimin e këtyre pronave, duke sugjeruar një proces më gjithpërfshirës. Kjo iniciative u mbështet nga ma shumë se 60 organizata jo-qeveritare, gjë që vërtetoi se ka nevojë të madhe për një ligj të tillë. Miratimi i tij nga Qeveria e Kosovës, që merr parasysh edhe entitetet jo-fitimprurese, shënon me sukses hapin e radhës drejtë implementimit të një ligji që ofron qasje të barabartë në prona komunale e publike”, përfundon njoftimi i tyre.
