Aktuale
Qeveria i kërkon ndihmë Amerikës për Kosovën e Re

Tërheqja e Bankës Botërore nga projekti më i madh në Kosovën e pasluftës, për Termocentralin ‘Kosova e Re’, ka bërë që Qeveria e Kosovës të kërkoi alternativa të reja në mbështetje të këtij projekti.
Qeveria e Republikës së Kosovës pas tërheqjes së Bankës Botërore nga mbështetja për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’, tashmë është duke kërkuar ndihmë nga administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që të sigurojë fondet e mjaftueshme për realizimin e projektit, raporton Gazeta Express.
Kështu shkruan agjencia e lajmeve ‘Climate Home Neës’, e cila thotë se për këtë çështje me 28 shtator të këtij viti, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, janë takuar me zyrtarë të lartë të OPIC (Korporatë për Investime Private).
Mirëpo për detaje të këtij takimi , nuk kanë pranuar të flasin as nga zyra e kryeministrit Haradinaj e as zyrtarë të OPIC.
Zëdhënësi i OPIC, Andrea Orr, ka thënë se takime të tilla janë të rregullta me përfaqësues të vendeve në të cilat vepron kompania.
“Takohemi rregullisht me zyrtarët e qeverisë në vendet ku punojmë dhe këto takime mund të mbulojnë një varg çështjesh Ne nuk japim detaje specifike për këto diskutime”, ka thënë Orr.
Mirëpo faktin se Qeveria e Kosovës po kërkon fonde për realizimin e projektit ‘Kosova e Re’, e ka konfirmuar, James Jay Carafano, zëvendës president për politikë të Jashtme në Fondacionin Heritage i cili ishte i pranishëm në këtë takim që u zhvillua në Ëashington.
“ OPIC po jep kredi për të siguruar disa nga fondet për ndërtimin e termocentralit”, ka thënë Carafano për Cilamte Home Neës.
Carafano ka lobuar që administrata e Donald Trump të mbështesë ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’.
“Unë mendoj se politika amerikanë duhet ta shfrytëzojë OPIC-un më shumë si instrument gjeostrategjik”, ka thënë ai, teksa ka folur për mundësinë që Rusia ta destabilizojë pjesën e Ballkanit Perëndimor.
OPIC është një agjenci publike që ofron financime dhe mbështetje të tjera për bizneset amerikane që kërkojnë të investojnë në tregjet në zhvillim.
