Aktuale
Qeveria i jep parcelën 100 mijë metra katrore Klubit Futbollistik Prishtina

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për dhënien në shfrytëzim të parcelës në sipërfaqe prej 100 000 metra katror për klubin futbollistik “FC Prishtina”.
Bëhet fjalë për parcelën në Bernicë të Poshtme.
Siç njofton Qeveria e Kosovës prona jepet në shfrytëzim afatgjatë dhe pa kompensim.
Ndërkaq, mënyra dhe kushtet e shfrytëzimit të pronës së paluajtshme do të përcaktohen me kontratën që do të nënshkruhet në mes të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe përfaqësuesi i shfrytëzimit.
“Me vendimin e miratuar në mbledhjen e sotme, i është dhënë në shfrytëzim afatgjatë ‘FC Prishtina’, parcela në sipërfaqe prej 100 000 metra katror, në Bernicë të Poshtme. Prona jepet në shfrytëzim pa kompensim dhe mënyra dhe kushtet e shfrytëzimit të pronës së paluajtshme do të përcaktohen me kontratën që do të nënshkruhet në mes të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe përfaqësuesi i shfrytëzuesit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës, përcjellë Ndërtimi.info
Ndërkohë, rikujtojmë që FC Prishtina qysh moti e ka bërë projektin, por institucionet ia pamundësonin ta jetësonin. Prishtinasit planifikojnë ta ndërtojnë një kompleks modern në vlerën prej 3.5 milionë eurosh sikurse në Evropë. Projekti parasheh ndërtimin e disa fushave ndihmëse me bar sintetik dhe me bar natyral. Po ashtu planifikohet edhe ndërtimi i një konvikti për të rinjtë e Akademisë
