Arkitekturë
Qendra Presidenciale e Obamës do të vazhdojë të ndërtohet, hedhet poshtë padia kundrejt saj
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/06/4-10.jpg)
Qendra Presidenciale e Presidentit Barack Obama, do të vazhdojë të ndërtohet, në pjesën jugore të Çikagos. Ky vendim është marrë nga Gjykata Federale, e cila hodhi poshtë padinë për ndalimin e punimeve për këtë objekt.
Punimet për këtë qendër ishin ndaluar përkohësisht për shkak se, sipas padisë së ngritur nga iniciativa “Protect Our Parks” dhe tri grupe të tjera, Fondacioni i Obamës, për ta vendosur OPC-n (Obama Presidential Center), në hapësirën e Jackson Park ishte i jashtëligjshëm, transmeton Ndërtimi.info.
Megjithë këto akuza, Gjykata e Qarkut vendosi që ndërtimi i këtij objekti të vazhdon të jetësohet.
Projekti 500 milionë dollarësh ishte përballur fillimisht me Gjykatën e Qarkut e cila kishte vendosur që padia të merret parasysh, duke e bllokuar ndërtimin e këtij objekti për më shumë se 4 muaj.
Por, Gjykata Federale nuk gjeti asnjë arsye për të mos lejuar ndërtimin e saj.
E pro ndërtimit të kësaj qendreje ka dalur edhe Kryetarja e Çikagos, Lori Lightfoot, e cila tha se ky projekt krijon mundësi të pashembullta kulturore dhe ndihmon në rritjen ekonomike, në anën jugore të këtij qyteti.
“Çikago është vendi ku Presidenti Obama zbuloi dashurinë e tij për shërbimin e komunitetit dhe Qendra Presidenciale e Obamës do të nderojë presidencën e tij dhe do të frymëzojë gjeneratat e ardhshme të udhëheqësve. Gjykata sot e ka bërë të qartë se ky projekt mund të ndërtohet në Jackson Park, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt këtij projekti historik për të gjithë qytetin tonë. Ju siguroj se kjo qendër e komunitetit krijon mundësi të pashembullta kulturore dhe rritje ekonomike në anën jugore të Çikagos “, është shprehurLighfoot gjatë nëpërmjet një komunikateje për medie./Ndërtimi.info/
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)