Connect with us

Aktuale

Që pesë vjet qeveria s’ka zgjidhur vjedhjet e pronave

Published

on

Ndonëse është një nga pikat kyç të reformave të premtuara nga qeveria që prej pesë vjetësh për t’u hapur rrugë investimeve masive, ende situata me tituj e pronësisë nuk po gjen zgjidhjen përfundimtare. Sipas kreut të ALUIZNI-t Artan Lame, këto ditë do të nisë një proces i ri përmes disa institucioneve shtetërore, që do të kryejnë një “krehje” të vendimmarrjeve abuzive përgjatë të gjithë vijës bregdetare, për ta çliruar atë nga ngërçi pronësor.

“Këtij procesi do t’i nënshtrohen 30 mijë parcela përgjatë të gjithë bregdetit shqiptar”, deklaroi Lame.

Qeveria vijon të deklarojë, përmes përfaqësuesve të saj, se mbetet e angazhuar të vijojë me zgjidhjen dhe stabilizimin e pronësisë, duke e konsideruar si një ndër pikat kyçe për zhvillimin ekonomik të vendit. Artan Lame, në deklaratën për media dje, theksoi se reforma e zgjidhjes së pronësisë do të vijojë edhe në këtë mandat, ndërsa e ka cilësuar momentin në të cilin është reforma, si më të vështirin, për shkak të përplasjes së interesave të gjithë abuzuesve.

Abuzimet

Lame bëri të ditur se qeveria po përgatit një skemë veprimi për pronat në zonat bregdetare, “për t’i dhënë fund procesit të turpshëm” të grabitjes së tyre.

“Qeveria po përgatit skemë veprimi si nevojë për të sqaruar problematikat me pronat në zonat bregdetare të vendit, me atë pjesë që lidhet me ndarjen e këtyre zonave në mënyrë abuzive. Qeveria synon t’i japë fund këtij procesi të turpshëm dhe t’i rikthejë shtetit pronat e grabitura në këtë mënyrë. Prona, që duke u rigrupuar, do të ketë destinacion të qartë, përdorimin në procesin e kompensimit të ish pronarëve dhe investimeve në turizëm. Nga ky fenomen zhvatjeje ka vuajtur e gjithë zona bregdetare e vendit, si, Velipoja, Lezha Shëngjini, Kune Vain, ishull Lezhë, Gjiri i Lalzit, Spille në Kavajë, Seman, Nartë, Orikum dhe të gjithë bregdetin e Rivierës në përgjithësi në Jug. Janë ndarë duke i konsideruar si toka bujqësore zona e rërës e plazheve, brezit pyjor të bregdetit, kënetat, ligatinat, moçalet. Janë ndërruar zërat kadastralë”, tha Lame.

Sipas tij, procesi që do të zhvillojë qeveria këto ditë, përmes disa institucioneve shtetërore, do të bëjë ‘krehje’ të vendimmarrjeve abuzive, përgjatë të gjithë vijës bregdetare, për ta çliruar atë nga ngërçi pronësor. “Këtij procesi do t’i nënshtrohen edhe 30 mijë parcela përgjatë të gjithë bregdetit shqiptar”, deklaroi Lame.

Alarmi

Ai vuri në dukje se, për shkak të këtij aksioni të qeverisë, ditët e fundit është vënë re që abuzuesit e këtyre pronave, të kapur nga paniku i zbulimeve të bëra, po mundohen të humbasin gjurmët e krimit duke shitur e rishitur apo copëzuar këto parcela të përfituara në rrugë të paligjshme.

Në këto kushte, Lame u bëri apel qytetarëve që në padijeni mund të bien në kurthe të tilla të tregohen të kujdesshëm gjatë blerjes së tokave apo pronave në zonat bregdetare.

“Pas tyre duhet të keni parasysh që fshihen njerëz apo ish funksionarë që kanë përfituar prona në mënyrë të paligjshme dhe tani në panikun e zbulimit përpiqen t’i heqin qafe me çdo lloj çmimi”, bëri të ditur ai.

Kreu i ALUIZNI-t, Lame po ashtu u bëri thirrje qytetarëve të interesohen pranë zyrave të urbanizimit në bashki nëse në këto zona parashikohen zhvillime apo jo. Nëse, tha ai, planet rregulluese në këto zona nuk parashikojnë zhvillime atëherë mos i blini.

Reforma

Në programin politik, që në fillim të mandatit të parë të qeverisë Rama, Ekzekutivi i majtë është shprehur se “Për qeverinë e re nuk do të ekzistojë më termi ‘ish-pronar’.

Kjo nuk është çështje termi, por çështje strategjie në zgjidhjen e problemit. Shqiptarët do të jenë të gjithë pronarë të ligjshëm në prona të ligjshme”

Pesë vjet më pas, dosjet e pronarëve të vjetër po “krehen” shumë ngadalë – aktualisht janë verifikuar dokumentat e dhënies së pronësisë deri në vitin 1997 – ndërkohë që kompensimi vijon kryesisht vetëm për pronarët e tokave, ku janë ndërtuar objekte pa leje.

Goditja e grupeve kriminale dhe e korrupsionit kohët e fundit ka sjellë edhe zbulimin e mashtrimeve skandaloze me të drejtat e pronësisë, kryer gjatë 27 viteve të fundit nga zyrtarë të të gjitha qeverive shqiptare. Kjo është më e theksuar në bregdet. Para pak vitesh u zbulua edhe që një varrmihës nga Vlora kishte përfituar disa qindra hektarë tokë në Karaburun, duke u ofruar për grupe zyrtarësh të korruptuar që t’i përdornin emrin për të shfrytëzuar prona që nuk i përkisnin as atij, as zyrtarëve.

Aksione të tilla, për pastrimin e mbivendosjeve, zbulimin e vjedhjeve dhe falsifikimeve, janë paralajmëruar vazhdimisht nga çdo qeveri. Të shpresojmë që, në këtë rast të lajmëruar nga Lame, të nisë një zgjidhje pëerfundimtare, të paktën për bregdetin, por që do të sjellë shumë probleme të tjera për ata që tashmë kanë blerë toka, kanë bërë edhe investime, duke u bazuar në letra e dokumenta të pronarëve të rremë.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending