Aktuale
“Që 30 vjet s’ka rrethana për të krijuar arkitekturë në Kosovë”

Regjimet e huaja që sunduan për shumë vite e lanë Kossovën të pazhvillluar në shumë aspekte. E pazhvilluar në Kosovë mbeti edhe arkitektura, raporton Ndërtimi.info
Ku as për 30 vitet e fundit sipas arkitektit të Prishtinës, Arianit Bytyçi nuk janë krijuar rrethana për të krijuar arkitekturë e që kësaj i ka ndihmuar edhe mos interesimi i shtetit për të rregulluar ligjërisht profesionin e arkitektit.
“Rrethanat që kanë ndodhur në shtetin tonë, mendoj që 30 vitet e fundit nuk kanë mundësuar ambient për të krijuar arkitekturë. Mendoj që rrethanat janë bazike, ne nuk kemi patur liri, ku nuk ka liri nuk mund të ketë as arkitekturë. Kemi jetuar në një regjim të huaj i cili na ka shtypur, ka pamundësuar zhvillimin e shoqërisë, zhvillimin e shtetit dhe pas luftës”, thotë Bytyçi.
Pas luftës së fundit në Kosovë, u krijuan disa rrethana për të bërë arkitekturë, por Bytyçi thotë se për fatin e keq ato nuk janë shfrytëzuar.
Ndërtimet menjherë pas luftës morën hovë, por të gjitha u bënë për nevoja të njerëzve për të banuar e jo për të krijuar vlera, kështu tha ndër tjerash arkitekti Bytyçi.
“Janë krijuar disa rrethana të cilat fatkeqësisht nuk i kemi shfrytëzuar. Ka pas një zhvillim të hovshëm të ndërtimit qoftë individual, qoftë kolektiv. Kjo më shumë ka ndodhur si rezultat i nevojave të njerëzve për të banuar apo për të kryer punën, jo për të krijuar vlera, për arsyeje, se komunat, shteti dhe qeveritë që kanë qenë prej 99-ës e tutje nuk i kanë parparirë këtij zhvillim me legjislacion adekuat, me plane hapësinore. Nuk kanë vazhduar kontinuitetin e planeve të mëhershme të cilat kanë pasur ndoshta vlefshmëri deri në vitin 2000. Nuk kanë krijuar plane të reja substanciale. Dhe mbi të gjitha edhe kur kanë krijuar plane hapësinore ato nuk i kanë zbatuar qoftë edhe vetë shteti, duke bërë investime publike pa marrë leje nga drejtoritë” ka tënë Bytyçi në një intervistë dhënë për Ndërtimi.info
Planet rregulluese, mes tjerash përcaktojnë trasetë e rrugëve dhe kriteret e ndërtimit, por për ndërtimin e rrugëve për shembull drejtoritë e Shërbimeve Publike dhe të Infrastrukturës nuk morën leje nga Drejtoria e Urbanizmit. Këto neglizhenca të drejtorive i kishte parë vetë arkitekti Bytyçi gjatë një kohe sa ishte prezentë në hartimin e planeve rregulluese nëpër komuna.
“Unë kam përvoja edhe me komuna ku kam hartuar plane rregulluese, ne kemi bërë plane rregulluese, ku aty caktohen edhe rrugët mes tjerash edhe kriteret në ndërtim. Dhe ka ndodhë që edhe vetë drejtoritë tjera, psh drejtoritë e shërbimit publik, drejotira e infrastrukturës nuk kanë shkuar në drejtorinë e Urbanizmit me marr leje për të ndërtuar një rrugë. Dhe atë rrugë e kanë bërë jashtë planit rregullues në një trase tjetër. Dhe çfarë mund të pritet kur shteti nuk e respekton planifikimin hapësinor dhe çfarë mund të pritet nga investitorët privat. Mendoj që rrethanat nuk janë krijuar për me kriju arkitekturë në Kosovë edhe për një arsye tjetër. Për arsye se shteti nuk e ka rregulluar ligjërisht edhe profesionin e arkitetkit”, thekson Bytyçi.
