Aktuale
Që 19 vjet Kosova nuk shtron asfaltin sipas standardeve
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/asfalti.jpg)
Asfaltimi që bëhet në shumë rrugët e Kosovës, brenda një kohe të shkurtër mund fillon të prishet, shkruan Ndërtimi.info
Thuajse të gjitha komunat në Kosovë, përfitojnë kur bëhet fjala te shtrimi i asfalteve, ata nuk respektojnë shtresën ideale.
Ndërtimi.info pati raportuar se ka rrugë ku asfaltohen rrugët me 3-4 centimetra.
E profesori i lëndës “Projektimi i Rrugëve” ka treguar se një rrugë duhet të ketë një metër shtresë. Por ai thekson se së pari duhet të bëhen hulumtime, dhe të dihet se në çfarë thellësie ndikojnë ngricat.
“Së paku duhet të jetë një metër shtresë se në Kosovë ne duhet të kemi hulumtime dhe të dimë se në çfarë thellësie ndikojnë ngricat. Shtresat që ndikojnë ngricat ajo duhet të jetë shtresë prej materialit që është rezistues ndaj ngricave”, tregon Hasani.
Hasani në një intervistë për Ndërtimi.info ka treguar edhe hapat tjerë që duhet të bëhet në asfaltimin ideal.
“Nën dy duhet të ngjeshët mirë, do me thënë janë standardet, unë përdori ato të Evropës me gjerman dhe që për çdo shtresë dhe për çdo lloj rruge mbase nga ngarkesa dhe nga kushtet klimatologjike e kërkojnë atë ngjeshje sa duhet. Duhet të jenë fraksionet e kombinuara, pastaj edhe forma e gurit duhet të jetë si duhet në mënyrë që të arrihet kualitetit. Pastaj prej asaj shtrese duhet dimensionohet shtresa e sipërme që normal tek në rastet përpara pas luftës nuk janë përdorur shtresa të trasha ndoshta jo edhe përshkak të mos dijes por investimeve”, bënë të ditur ai.
Derisa në Kosovë me 3-4 centimetra shtrohet një rrugë normale, ku ka qarkullim, shteti gjerman vetëm shtigjet për biçikleta i shtrojnë me 6 centimetra asfalt.
“Shtresa më e hollë në Gjermani për shtigje të biçikletave është 6 centimetra, normal me nënshtresën e vet 40/50 centimetra që janë për biçikletat”, shtoi Hasani.
Megjithatë ai tha se asfaltimi duhet të bëhet varësisht nga ngarkesat e rrugës.
“Por për rrugët duhet të jetë 1 së paku një metër shtresa, shtresë e fortë dhe e ngjeshur mirë dhe sipër saj të ndërtohet mandej shtresa e asfaltit. Asfalti varësisht nga ngarkesat , por shkojmë nga ajo nëqoftëse e kemi një Lagje në Suharekë 12 centimetra, 8+4 dhe pastaj shkon nga numri i automjeteve”, përfundoi Hasani.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)