Ndërtim
Punët më të rrezikshme në botë, shihni nëse e gjeni veten aty
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2018/01/cons.jpg)
Edhe pse përdorimi i pajisjeve të sigurisë nuk guxon të mungojë asnjëherë, kjo punë ende ju bën të punoni me mjete vdekjeprurëse dhe ju kërkon të mbani materiale të rënda dhe të punoni në lartësi marramendëse.
Një rrezik tjetër vjen nga trarët e çelikut ose muret që rrëzohen, e shpeshherë mund të përfundojnë më fatalitete për punëtorët.
Paga mesatare vjetore të punëtorëve të industrisë së ndërtimit sillen prej 31 mijë deri në 70 mijë dollarë.
Bright Side ka bërë një listë të punëve të ndryshme në botë të cilat mund të tingëllojnë aventureske dhe emocionuese, por mund t’iu kushtojnë me jetë.
Përveç fushës së ndërtimit në këtë listë hyjnë edhe këto profesione:
“Mjelësit e gjarpërinjve” të quajtur anglisht si “Snake Milker” janë njerëzit të cilët heqin helmin nga gjarpërinjtë
Shpërndarësit e picave, konsiderohet të jenë në rrezik në shumë vende, si pasojë e qindra rasteve të raportuara nga shpërndarja e picave në “party” me plot njerëz të dehur, apo të tjerë që janë temperament dhe jo në disponim.
Ngasës i demit, konsiderohet një punë me rrezik të madh, megjithatë paga vjetore arrin deri në 107 mijë dollarë në vit.
Udhëzues i maleve, sepse duhet të bartin me vete shumë mjete të rënda.
Prodhues të mikroçipeve pasi një numër i kimikateve të rrezikshme si arseniku përdoren për të prodhuar çipa kompjuterikë. Ndërsa mikroçipet nuk sjellin një rezultat fatal të menjëhershëm, efektet afatgjata përfshijnë abortin, defektet e lindjes, sëmundjet e frymëmarrjes dhe kancerin.
Korrespodentët e luftës, i ekspozohen rreziqeve dhe kërcënimeve.
Punonjësit e rafinerive të naftës, të cilët ndonjëherë punojnë në det të hapur me nga 16 orë drejt ose edhe të kalojnë një ditë ose 2 pa gjumë. Shpërthimet e zjarrit dhe të naftës, përmbytja, apo edhe humbja e pjesëve të trupit të thithur nga makineritë janë rreziqet që iu kanosen.
Sharrëxhinjtë kanë 20 herë më shumë gjasa të vdesin në këtë fushë sesa në ndonjë tjetër, pasi duhet punuar me makineri të rënda, pasi duhet punuar me makineri të rënda çdo ditë. Si rezultat, shumica e vdekjeve ndodhin për shkak të dështimit të pajisjeve dhe pemëve që bien mbi punëtorët.
Peshkatarët kanë një nga punët më të rrezikshme për shkak të kushteve të papritura të motit, pajisjeve të dëmtuara dhe incidenteve që lidhen me transportin. Kjo fushë ka një nga shkallët më të larta të vdekshmërisë.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)