Featured
Bllokohet puna në rrugën Suharekë-Prizren, Ministria thotë se u rreziku ujësjellësi i qytetit
Qytetarët e Suharekës do vazhdojnë të përballen ende me tollovinë në trafik nëse marrin rrugën për në Prizren. Qafa në dalje të qytetit në drejtim të Prizrenit ka filluar të zgjerohet nga Ministria e Infrastrukturës. Por, punët aty kanë shkuar ngadalë dhe kanë irrituar shpesh qytetarët e Suharekës.
Një vit më parë Ministria e Infrastrukturës pati nisur punimet për ndërtimin e magjistrales Suharekë-Prizren, dhe e njëjta ministri ka ndërprerë këto punime, shkruan Ndërtimi.info
Shkak i ndërprerjes së punimeve sipas Ministrisë dhe Komunës së Suharekës janë gypat e vjetër të ujësjellësit të cilët në rast të një gabimi më të vogël gjatë punimeve rrezikon që banorët e kësaj komune të mbesin pa ujë.
Ministri i ri i Infrastrukturës, Hanefi Muahrremi për Ndërtimit.info ka mohuar se ndërtimet e magjistrales Suharekë-Prizren nuk janë ndaluar për çështje financiare siç kishte pretenduar i pari i komunës së Suharekës, Salih Asllanaj një ditë më parë për medie. Deklarata e të parit të Komunës e kishte “çuditur” ministrin.
Tutje Muharremi ka shtuar se me të përfunduar faza e procesit të shqyrtimit për tenderin për vendosjen e gypave, punimet e magjistrales do të nisin sërish.
Veç kësaj, Muharrmi ka treguar se për projektin janë duke biseduar edhe me komunën e Suharekës. Një bashkëpunim mes komunës dhe ministrisë e ka pohuar edhe kreu i Suharekës, Salih Asllanaj.
Ndryshe nga deklarata e djeshme Asllanaj për Ndërtimi.info ka thënë se shkak i ndërprerjeve të punimeve janë gypat e vjetër.
“Ne jemi në kontakt me Ministrinë, kanë thënë se ka dalë të ndërpritet se është paraparë gypat e ujit, dhe tash qëndron fazën e shqyrtimit dhe besoj që shpejtë do të ndërrohen gypat e ujit e pastaj hapen mundësitë për me u ndërtu rruga komplet. Gypat e ujit që furnizojnë Suharekën me ujë janë të vjetër dhe gjatë punimeve munden me u shkatërru”, tha Asllanaj.
Se a ka të bëjë ndërprerja e punimeve për çështjet financiare, Asllanaj tha se kjo është çështje e Ministrisë, meqë edhe projekti është i tyre.
“Jo për atë Ministria e di, sa ka mjete dhe dinamikën”, theksoi Asllanaj.
Ndryshe, punimet e ndërtimit të magjistrales Suharekë-Prizren kanë rifilluar vetëm në aneksin e dytë ku nuk përfshihen gypat. Ndërprerja e këtyre punimeve siç ka treguar për Ndërtimi.info menaxheri i kompanisë “ARFA”, Leotrim Hadërgjonaj janë bërë shkak i fluksit të madh të mërgimtarëve e cila ka shkaktuar edhe tollovia në komunikacion.
“Janë dy anekse, njëri aneks është ndërpre shkak i fluksit të madh të veturave edhe me ardhjen e mërgimtarëve . Kurse në aneksin tjetër janë përshkak gypit të ujësjellësit”, tregoi ai për Ndërtimi.info
Në medien lokale të qytetit të Suharekës, TherandaPost, është raportuar për disa herë se punët aty po ngecin dhe shpesh nuk po shihet asnjë punëtorë duke punuar. Madje ditë më parë është parë se aty është dëmtuar edhe një shtyllë elektrike mu në mes të punimeve.
Projekti për ndërtimin e magjistrales është paraparë të kushtoj rreth një milion euro.
You must be logged in to post a comment Login