Aktuale
Pse shtëpia dhe zyra juaj ndikojnë në disponimin dhe shëndetin tuaj

Nëse pyeteni për rehati, cila është gjëja e parë që iu vie në mendje? Përfundimet luksoze, karrige me pëlhura dhe interiere të lëmuara? Pak personave do iu shkonte mendja për zyret e tyre si përgjigjje për këtë pyetje dhe fajtori kryesor është se nuk ekziston një përkufizim alternativ për komoditetin.
Arkitektët dhe projektuesit janë përgjegjës për cilësitë vizuale, termike dhe akustike të hapësirave, për të mos përmendur cilësinë e ajrit të brendshëm të zyrave dhe shtëpive tona. Kjo është thelbësore duke pasur parasysh se në qytete tipike të shekullit 21 shpenzohet mesatarisht 90% e kohës në ambiente të mbyllura, shkruan “Arch Daily”, transmeton Ndërtimi.info.
Përtej matjes së aspekteve akustike dhe vizuale të një hapësire të ndërtuar, arkitektët duhet të kenë një kuptim të fortë të koncepteve themelore që nxisin praktika më të mira. Përzgjedhja e materialeve ndikon në cilësitë e dhomave, shtëpive, teatrove etj.
Komoditeti akustik
Komoditeti akustik karakterizohet nga një nivel i duhur i akustikës. Kjo do të thotë mungesë e tingujve të padëshiruar dhe cilësi për tingujt që duam t’i dëgjojmë.
Komoditeti vizual
E rëndësishme për një ndjenjë optimale të mirëqenies, drita nuk e sjell arkitekturën në jetë, por sjell jetë për arkitekturën. Ndër elementet më thelbësore është krijimi i një ndricimi të përshtatshëm
Komoditeti termik
Përcaktohet nga temperatura e ajrit, lagështia dhe shumë elemente tjera. Nivelet ideale termike ndryshojnë në varësi të gjeografisë dhe kulturës, por në përgjithësi, temperaturat e brendshme prej 21-24 ºC janë më të rehatshme.
Cilësia e ajrit
Përcaktohet nga depërtimi i ajrit të freskët. Zakonisht vlerësohet duke matur përqendrimin e CO2 dhe VOC (komponimet organike) si dhe numrin e mikropartikulave dhe praninë e toksinave biologjike./Ndërtimi.info/
