Connect with us

Aktuale

Pse parkingu nëntokësor te Filologjiku ka ngecur – tash ka një afat të ri për punimet

Published

on

Që nga viti i kaluar, Komuna e Prishtinës është në fazën përzgjedhëse të kompanisë e cila do ta ndërtojë parkingun nëntokësor në oborrin e Kampusit Universitar në kryeqytet. Tash komunës i kanë dalë telashe me njërën prej kompanive e cila ka konkurruar për të marrë përsipër ndërtimin e parkingut. Pasi është eliminuar nga konkursi, e njëjta ka dorëzuar ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit ndaj Komunës së Prishtinës, për diskriminim dhe përjashtim të padrejtë. Sipas komunës, kjo është arsyeja pse po vonon fillimi i ndërtimit të parkingut

Me gjithë kritikat nga arkitektët dhe njohësit e çështjeve të trafikut rrugor për lokacionin e zgjedhur për parkingun nëntokësor në kryeqytet, Komuna e Prishtinës kishte vendosur që ta ndërtojë atë në oborrin e Kampusit Universitar.

Arkitektët kishin thënë se parkingu nëntokësor i qytetit në lokacionin e përzgjedhur nga komuna vetëm sa do ta ngarkojë edhe më tepër komunikacionin.

Ndërkaq njohësit e çështjeve të trafikut rrugor patën thënë se një herë duhet të gjendet zgjidhja se si duhet të orientohen automjetet drejt parkingut, e më pas të ndërtohet ky parking.

Ani se përgjatë vitit të kaluar ishte thënë se punimet për parkingun do të nisin shumë shpejtë, ato ende nuk kanë filluar.

Zyra për komunikim me Media e Komunës së Prishtinës Gazetën Express ka thënë se është në vijim e sipër procesi i përzgjedhjes së kompanisë e cila do të në një përgjigje për kryejë punimet për parkingun.

Mirëpo ky proces ka ngecur për shkak se një kompani ka dërguar ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), e kjo sipas komunës ka bërë që të vonohet edhe nisja e ndërtimit të parkingut.

“Për momentin jemi në pritje të përgjigjes nga OSHP-ja pasi që njëra nga kompanitë garuese ka paraqitë ankesë në OSHP. Prandaj edhe nuk është vazhduar me procesin e përzgjedhjes së kompanisë fituese”, thuhet në përgjigjen e komunës.

Ndërkaq komuna bën të ditur se procesi i përzgjedhjes së kompanisë fituese i ka disa faza dhe nëse procedurat e prokurimit nuk zgjaten shumë, vera e këtij viti do të jetë koha kur do të nisë ndërtimi i parkingut nëntokësor në kryeqytet.

“Nëse procedurat e prokurimit nuk tej zgjaten, dhe nëse konstatohet qe kemi oferte të përgjegjshme nga kompanitë garuese, besojmë që gjatë verës së këtij viti mund të fillojë ndërtimi i parkingut”, theksohet në përgjigjen e Komunës së Prishtinës.

Ndërkaq Drejtori për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në Komunën e Prishtinës, Genc Bashota, ka thënë për Express se punimet për parkingun nëntokësor do të fillojnë sapo OSHP’ja ta përfundojë shqyrtimin e ankesave të bëra.

“Prokurimi është kompetent që t’i përzgjedhë kompanitë fituese në bazë të procedurave, gjatë procedurave një kompani është ankuar tash presim përgjigjen e OSHP’së për me vazhdu më tutje. Nuk mund të tregojmë kush dhe për çfarë është ankuar sepse janë procedura të prokurimit, lënda është në zyrën e prokurimit dhe jo në drejtorinë time. Kjo është procedurë tipike e prokurimit që janë dy faza, janë kriteret teknike dhe financiare”, ka thënë Bashota.

Ndërkaq kompania e cila ka dorëzuar ankesën ndaj Komunës së Prishtinës në OSHP, Nuha Bauunternehmung GmbH & Co. KG & Qamili GbR “Alba Clean”, në arsyetimin e ankesës thotë se KP’ja e ka eliminuar padrejtësisht. Kjo kompani thotë se komuna nuk i ka dhënë arsyet për të cilat e ka eliminuar nga konkursi.

“Veprimi i AK-Komuna e Prishtinës nga eliminimi i padrejtë i ofertës sonë ka bërë shkeljen e nenit 6 të LPP-se. Ekonomociteti dhe Efikasiteti saktësisht paragrafit 1 të këtij neni ku thuhet se “Të gjitha autoritetet kontraktuese, janë të obliquara që të sigurojnë që fondet publike dhe burimet publike të përdoren në mënyrën më ekonomike, njëkohësisht duke marrë në konsideratë qëllimin dhe lënden e prokurimit”, thuhet në ankesën e komapnisë.

Kompania në fjalë thotë se arsyetimi i Komunës së Prishtinës se nuk plotësohen detajet teknike arkitektonike të projektit nuk qëndron. Ndaj kjo kompani pretendon se komuna ka bërë shkelje ligjore duke thënë se kompania është diskriminuar vetëm për faktin se është kompani e cila vepron në Gjermani.

“Eliminimi nga aktiviteti i prokurimit me arsyetimin e lartcekur paraqet shkelje të rëndë të nenit 7 të LPP-se Barazia ne Trajtim/ Jo-Diskriminimi, ku ne si konzorcium me pronar shqiptar ndërsa që veprojnë ne Gjermani nuk jemi t7ajtuar njejte si konzorciumi tjetër dhe njëherit kjo paraqet një diskriminim në raport me ofertën tonë. AK-Komuna e Prishtines me datë 07.03.2019 neve na ka njoftuar vetëm përmes emailit. Përveç kësaj në email nuk janë dhëne as detajet e eliminimit nga aktiviteti i prokurimit dhe as të drejtat e ofertuesve për t’u ankuar”, theksohet tutje në ankesën e kompanisë Nuha Bauunternehmung GmbH & Co. KG & Qamili GbR “Alba Clean”.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës përgjatë vitit 2018 kishte filluar fazën e parë për ndërtimin e parkingut e që është shpallja e kërkesës për kualifikim, për të vazhduar më pas me shpalljen e kërkesës për propozim dhe për të përfunduar me përzgjedhjen e ofertuesit më të suksesshëm,

Në fazën e parë, atë të të aplikimit të ofertuesve kishin aplikuar gjashtë kompani.

Kërkesa për kualifikim ka për qëllim që t’i përzgjedhë kompanitë që kanë potencial financiar dhe operativ për të realizuar projektin, dhe bazohet në kualifikimet minimale teknike si dhe kualifikimet minimale financiare.

Por rreth çështjes së ndërtimit të këtij parkingu, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ishte zotuar se punimet do të fillojnë në vitin 2018, por edhe pse jemi në muajin e pestë të vitit 2019, kjo ende nuk ka ndodhur.

Ky parking nëntokësor pritet të ketë kapacitet për së paku 500 vetura. Sipërfaqja e ndarë për parking është 13,990 metra katrorë dhe është planifikuar që të ndërtohet në 2 etazhe. Disniveli në pjesën perëndimore të lokacionit mund të shfrytëzohet për ndërtimin e disa lokaleve afariste, në sipërfaqe të përgjithshme prej 500 metrash katrorë.

Një prej pjesëve të rëndësishme të këtij projekti, është parku mbi parking, i cili do të jetë edhe parku qendror i kryeqytetit./GazetaExpress

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending