Featured
Pse është betoni rezistent ndaj temperaturave të larta?

Duket se ekziston një hierarki midis materialeve arkitekturore. Druri dhe graniti janë më të njohurat, qelqi dhe alumini janë më në trend ndërkohë që mermeri ka çmime shumë të kushtueshme…dhe pastaj vije betoni me të gjitha llojet e tij.
Ka një prirje të re drejt përdorimit të betonit, kryesisht për shkak se është njëri ndër materialet më të forta dhe më të qëndrueshme të ndërtimit. Është gjithashtu tepër rezistent ndaj temperaturave shumë të larta dhe zjarrit, gjë që e bën atë të sigurt.
Komponentët e betonit, çimento dhe agregati janë kimikisht inerte prandaj janë jo të ndezshme. Betoni gjithashtu ka një shkallë të ngadaltë të transferimit të nxehtësisë, që do të thotë se muret e betonit në një shtëpi veprojnë si një mburojë zjarri, duke mbrojtur dhomat ngjitur nga flakët dhe duke ruajtur integritetin e saj strukturor pavarësisht nga ekspozimi ndaj nxehtësisë intensive.
Rezistenca e zjarrit i referohet aftësisë së një materiali për të qëndruar i palëkundur në zjarr, përderisa gjithçka rreth tij digjet. Përcaktimi i rezistencës ndaj temperaturave të larta i një materiali ndërtimor merr në konsideratë shkallën e transferimit të nxehtësisë dhe “ndezshmërinë” e atij materiali nën kushte të ndryshueshme si temperatura e zjarrit, ventilimit dhe burimeve të karburantit brenda ndërtesës.
Ndërkohë që betoni në përgjithësi mund të përballojnë deri në katër orë presion ekstrem të zjarrit, shumica e materialeve tjera do të digjeshin në më pak se një orë. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se kur betoni digjet, nuk lëshon tym fare, as toksik.
Cilësitë rezistente nga zjarri të një materiali janë shumë të rëndësishme në ndërtimin e banesave, pasi ato përcaktojnë se sa mirë do të mbahet integriteti strukturor i shtëpisë kur ekspozohet ndaj nxehtësisë dhe flakës. Kjo quhet performanca e zjarrit.
