Aktuale
Pse billbordët dhe reklamat po lulëzojnë në kohën e telefonave të mençur

Kompania e njohur “Netflix” e cila prodhon përmbajtje miliarda-dollarëshe nëpërmjet dokumentarëve, serialeve dhe emisioneve të ndryshme brenda vitit, investimin e saj më të madh e bënë në reklama, në promovimin dhe hulumtimin e tregut.
E si ndryshe do të kuptonin shikuesit për premierat më të reja, e të tërhiqeshin nga to?
Kur kompania synonte të tërhiqte shkrimtarë të rinj, drejtorë dhe aktorë për të japur ide dhe për të punuar në këtë firmë të njohur, ajo kishte shumë opsione se si të arrrinte deri tek qëllimi. Por kompania vendosi të blinte një hapësirë 150 miliardë dollarëshe në “Sunset Strip” të Los Anxhelosit, për të reklamuar produktet e tyre, një metodë që ende jep rezultate, shkruan “Curbed” transmeton Ndërtimi.info.
“Në kryeqytetin më argëtues të botës – ku kamarierët mund të prodhojnë pa problem një film – ‘Netflix’ zgjodhi të blinte billboards”, u shpreh kryetari dhe CEO i Shoqatës Tregtare të Amerikës, Nancy Fletcher.
Rritja e billbordeve dhe sinjaleve dixhitale, të njohura brenda industrisë si reklamimi digjital vjen në masë të madhe për shkak të ndryshimit të përgjithshëm drejt reklamimit dixhital.
Ky gjeneratë e re e reklamave të mençura mund të ketë gjithashtu shumë dobi personale. Gjatë Javës së Modës, gushtin e kaluar, reklamat e “New Balance” të vendosura në lagjen SoHo të Nju Jorkut përdorën vizionin kompjuterik për të analizuar veshjet e modeleve.
Përveç investimit të zgjeruar në teknologjinë e re për t’i bërë këto ekrane të reja më interesante dhe kreative, ato po sjellin përfitime të mëdha.
Reklamuesit përfshirë “JCDecaux”, “Clear Channel” dhe “Lamar”, planifikojnë të shtojnë qindra ekrane dixhitale të reja në qytetet e mëdha ku ata punojnë, duke mbushur keshtu ndertesat.
Kalifornia po teston një program dixhital të billboard-ëve në autostradat e saj që në këtë formë vlerësimet e shtetit të mund të sjellin miliona në vit./Ndërtimi.info/
