Featured
Protestë në Drenas për një rrugë, paralajmërohet bllokimi i kësaj magjistrale
Në qytetin e Drenasit, përkatësisht tek objekti i komunës momentalisht është duke u mbajtur një protestë, për të shprehur pakënaqësi për rrugën Kroi i Mbretit në Polluzhë.
Qytetarët e dalë në protestë kanë thënë se pas një ore do e bllokojnë magjistralen Prishtinë-Pejë, në Korroticë, saktësisht tek Kroi i Mbretit.
Qytetarët ankohen se kryetari i Drenasit ka marrë vendim pa pëlqimin e qytetarëve për ndërtimin e kësaj rruge, për të cilën ishte thënë fillimisht se do i binte nga Komorani e jo nga Kroi i Mbretit.
Sipas qytetarëve, Lladrovci po e dërgon rrugën kah arat e veta.
Pakënaqësitë e qytetarëve iu shprehën të parit të Drenasit gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 22 tetorit, të cilët po e akuzojnë se e ka ndërprerë punimet në rrugë, vetëm për t’i ra nga parcelat e tij.
Në protestë shihen njësitet policore, të cilat po përkujdesen për mbajtjen e rendit.