Connect with us

Aktuale

Pronarët e “Ferronikelit” falimentojnë fabrikën e tyre në Maqedoni

Published

on

Kompania “Cunico Resources”, e cila ka në pronësi “Ferronikel”-in në Drenas është zhytur në borxhe të mëdha në Maqedoni. Kjo kompani ka pasur në pronësi një gjigant të njëjtë me “Ferronikel”-in. E ka zhytur në borxhe në vlerë prej mbi 60 milionë eurove dhe i ka lënë 850 veta pa punë.

Gjigandi metalurgjik në Maqedoni “Feni Industries” është duke shkuar drejtë likuidimit të mbikëqyrur nga shteti. Kjo ndërmarrje është në pronësi të kompanisë “Cunico Resources”, e cila është pronare edhe e “Ferronikel”-it në Drenas.

Kjo kompani ka zhytur në borxhe ndërmarrjen maqedonase, duke rrezikuar që të mbesin pa punë mbi 850 veta. Borxhet e minierës së tyre në Maqedoni ndaj kreditorëve  kapin vlerën e mbi 60  milionë eurove. Mbi 40 milionë janë borxhe ndaj bankave.

Insajderi ka pyetur menaxhmentin e “Ferronikelit”, në pronësi të “Cunico Resoruces”, për mundësinë e ndikimit të falimentimit në Maqedoni edhe tek ndërmarrja në Kosovë.

Menaxhmenti i kësaj ndërmarrje nuk ka dhënë ende përgjigje në pyetjet lidhur me gjendjen financiare të “Ferronikel”-it. Po ashtu, menaxhmenti nuk ka dhënë përgjigje se a rrezikojnë të mbesin pa punë mbi 900 punëtorë të “Ferronikel”-it, nëse edhe kompania në Kosovë përballet me probleme të ngjashme si miniera në Maqedoni.

Ndërkaq, mediat në Maqedoni raportojnë se gjiganti metalurgjik “Feni Industries, në pronësi të “Cunico Resoruces”, ka ndërprerë punën pasi është zhytur në borxhe milionëshe. “Feni”, me seli në Kavadar, është një nga kompanitë më të mëdha eksportuese në Maqedoni. Megjithatë, për rreth dy muaj tani fabrika ka ndërprerë prodhimin e saj.

Likuidimin e saj  e kanë kërkuar tre kreditorë “Komercijalna Bank”, “Silk Road” dhe “Stopanska Bank”. Borxhi ndaj këtyre bankave është rreth 40 milionë euro. Ndërsa 20 milionë euro tjera ndërmarrja iu ka borxh kreditorëve tjerë. Përveç, me “Cunico Resources” këtyre tri bankave i ka dalë  problem edhe me kompaninë bullgare “Enekod”.

Kompania “Cunico Resoruces” ka njoftuar i ka shitur gjigantin maqedonas kompanisë bullgare. Por, transaksioni mes tyre është i dyshimtë. Kompania bullgare dyshohet se nuk kapital për ta blerë gjigantin maqedonas.  Dyshohet se pronarët e “Feni”, të cilat janë edhe pronar të “Ferronikelit” në Kosovë janë përpjekur ta mashtrojnë shtetin maqedonas.

Përfaqësuesit e bankave kreditore kanë shprehur dyshimet e tyre rreth kompanisë “Enekod” për të marrë përsipër borxhet e “Feni Industries”. Tri bankat dyshojnë se kompania bullgare i posedon mbi 40 milionë euro për të shlyer borxhet e gjigantit “Feni”.

Përfaqësuesit e tri bankave i kanë propozuar blerësit “Enekod”, që të paraqesë një propozim të ri se si do t’i marrë përsipër borxhet prej 40 milionë eurove. Kompania “Enekod”, ende nuk e ka bërë këtë.

Përfaqësuesit e kompanisë bullgare kanë kërkuar më shumë kohë për ta bërë këtë propozim. “Enekod”, duhet të marrë parasysh edhe borxhin prej 5 milionë eurove që “Feni Industries”, e ka ndaj shtetit maqedonas dhe kjo është arsyeja që kanë kërkuar kohë nga kreditorët bankar, për të shlyer fillimisht këtë obligim.

Por, bankat janë duke kërkuar që sa më shpejtë të përfundojë procedura e likuidimit të “Feni”.

Kanë kërkuar nga gjykata që të marrë këtë vendim. “Gjykata e shkallës së parë të Vele, ka shtyrë vendimin për të përfshirë fabrikën “FENI” një status të veçantë të likuidimit me kërkesë të pronarit të kompanisë, “Enekod””, raportoi javën e kaluar Independent News Balkan News Agency (IBNA).

Sipas IBNA-së, kompania “Enekod” ka kërkuar që kjo çështje të shqyrtohet nga Gjykata e Shkallës së Parë e Shkupit e jo nga Gjykata e  Shkallës së Parë në Veles.

Sipas kompanisë, “Enekod”, kërkesa e tyre është për arsye ekonomike pasi që kjo gjykatë është më afër ndërmarrjes “Feni”. Rasti ka kaluar në Gjykatën Supreme, e cila do të vendos se në cilën gjykatë do të vendoset për statusin e “FENIT”.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending