Featured
Prokuroria e Shtetit ndanë 20 mijë euro për tepihë e tepihsonë
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/07/Screenshot_103-800x450.png)
Prokuroria e Shtetit po kujdeset që objektet e sistemit prokurorial të Kosovës të jenë të shtruara me tepihë e tepihsonë. Që kjo të bëhet e mundur tashmë janë hapur procedurat e prokurimit.
E, që këto objkete të bëhen me tepihë, tepisonë dhe stazat Prokuroria e Shtetit ka ndarë hiç më pak se 20 mijë euro, raporton ndërtimi.info.
“1)Furnizimi dhe montimi me tepisona me ngjyra të ndryshme, me shtresë gome me qepje,Metër2,sasi 50. 2) Furnizimi dhe montimi me staza të tepihëve me ngjyra të ndryshme , me shtresa gome me qepje metër 2, sasi 400. 3) Furnizimi dhe montimi i tepihëve për zyre të dimensioneve standarde me ngjyra të ndryshme me minimumi 700000 fije metër 2 sasi 50”, thuhet në njoftimin për kontratë të Prokurorisë së Shtetit.
Ndërsa, të gjithë operatorët ekonomik të interesuar për furnizim të objekteve të sistemit prokurorial të Kosovës me tepihë, tepihsonë dhe staza mund të aplikojnë deri më 10 korrik në ora 14:00, përmes e-prokurimit./Ndërtimi.info/
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)