Featured
“Prokurimin publik, një instrument për keqpërdorim të parasë së popullit”

Për njërën prej fushave më sfiduese në Kosovën e pasluftës, atë të prokurimit, është diskutuar në “Forum 2015”. Tryeza “Integriteti dhe (pa)ndëshkueshmëria në prokurim” mblodhi politikanë, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe akterë të tjerë që trajtuan problematika të kësaj fushe, raporton KTV.
Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, njëherësh kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, përmendi me emër njerëz të afërt me PDK-në, që ishin në krye të institucioneve të prokurimit.
Për keqpërdorimet në këtë fushë, pjesëtarë të shoqërisë civile fajin ia kanë lënë prokurorisë.
Gjithashtu edhe Alban Hashani, nga Instituti Riinvest, për prokurimin publik, tha se mbetet një instrument për keqpërdorim të parasë publike, fenomen që po nxitet nga mosndëshkueshmëria. Megjithatë, prokurimi po vazhdon të mbetet një fushë e panjohur për prokurorinë, përfaqësues të së cilës kanë përmendur mungesën e ekspertizës si një prej problemeve me të cilin ballafaqohen në trajtimin e këtyre lëndëve. Me këtë rast, janë shfaqur edhe një sërë raportesh e filma dokumentarë të punuar nga shoqëria civile, që lidheshin me probleme të prokurimit publik në vend
