Aktuale
Projekti më i mirë i së ardhmes në Kosovë, një shtëpi e të moshuarve

Projekti i “Shtëpisë për të Moshuar”, nga arkitektët Ilir Gjinolli, Ardita Byci-Jakupi dhe Arbenita Ymeri-Rexhepi, u shpërblye me vendin e parë në kategorinë “Projekti më i mirë i ardhshëm”, që u nda të mërkurën, në Bienalen e parë të Arkitekturës, në Kosovë.
Vendi i dytë i kategorisë në garë për “Projektin më të mirë të ardhshëm”, i takoi projektit “AC 7”, nga Ideal Vejsa, teksa vendin e tretë e mori projekti “Umbau und Erweiterung Kulturzentrum”, nga Labinot Boçolli, Altin Ramabaja dhe Arion Thaqi.
“‘Shtëpia për të gjitha stinët’- shtëpia për të moshuar gjendet në fshatin Zllatar në një mjedis të pandërtuar dhe me pamje të bukura drejt liqenit të Badovcit. Morfologjia dhe forma e ngastrës, orientimi dhe vizuart e bukura kanë bërë që ndërtesa të formësohet duke u hapur kah pjesa e përparme e peizazhit. Pamjet e bukura, horizonti i pafund dhe ndryshimi i vegjetacionit nëpër stinë kanë ndikuar në idenë e krijimit të një ‘shtëpie për të gjitha stinët”.
Karakterstike e ndërtesës është ngërthimi i hapësirës së jashtmë më të brendshmen duke i lidhur ato përmes elementeve arkitektonike si dhe natyrore. Variacioni i terrasave dhe kopshteve bën që banoret të kenë mundësi të ndryshme për të kaluar kohën e lirë. Terrasa e qëndrimit ditor, terrasa e ngrënies, terrasa në majë e lidhur me pyllin, kopshti ‘dhomë’, kopshti i ‘Diellit’ , kopshti i parfumosur, kopshti ujor janë disa nga përmbajtjet e kompleksit”, thuhet në përshkrimin e objektit.
Treshja gjatë natës së mbrëmshme u shpërblye edhe me shumë çmime tjera domethënëse, për punën e tyre të palodhshme. Gara që ka filluar muaj më parë, u finalizua për projektet më të mira arkitektonike në 13 kategori, e të pranishëm qenë edhe shumë personalitete të shquara nga fusha të ndryshme/Ndërtimi.info/
Vendi i parë
Vendi i dytë
Vendi i tretë
