Aktuale
Projekti ilegal “Lugina e Diellit” në veri po bëhet realitet
Ka kohë që në Zveçan, në njërën nga komunat veriore të vendit, është duke u punuar për një lagje në të cilën do të banojnë serbët e zhvendosur.
I gjithë projekti është sponsorizuar nga qeveria serbe, ndërsa investimi asnjëherë nuk është pranuar nga Prishtina zyrtare, shkruan Klan Kosova.
“Lugina e Diellit” ka nisur të ndërtohet në vitin 2016, ndërsa duket se shumë shpejt pritet të përfundojë – së paku sipas disa fotografive që janë shkrepur ditëve të fundit.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Prishtinë ka bërë me dije se nuk ka mundur të bëj gjë për ndaljen e “Luginës së Diellit”, andaj lëndën e kanë dërguar në gjykatë.
“Inspektorati i MMPH-së për këtë çështje ka inspektuar drejtorinë për urbanizëm, Komuna Zveçan, më ç’rast ka kërkuar dokumentacionin për ndërtimet në Kompleksin “Lugina e Diellit”, të cilin dokumentacion kjo drejtori pa ndonjë arsye nuk e ka prezantuar me rastin e inspektimit. Inspektorati me provesverbal e ka urdhëruar këtë drejtori që në afatin e caktuar ligjor të sjellë dokumentacionin për relizmin e këtij projekti, meqenëse kjo drejtori nuk i është përgjigjur urdhëresës së inspektoratit për të sjëllë dokumnetaconin për ndertim, inspektorati ndaj kësaj drejtorie ka bërë inicim në gjykatë. Pritet vendimi i gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.
Kryetari i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Nikolla Kabashiq ka mohuar të jetë i informuar për këtë inicim. Derisa gjykata t’i bie në fije për “Luginën e Diellit”, ky projekt që financohet edhe nga Rusia po merr pamjen e përcaktuar nga Beogradi.
E një realitet tjetër i ndërtimit është krejt ndryshe pak minuta larg, nga kjo pjesë e Komunës së Zveçanit. Për dhjetëra shtëpi kryesisht prona të shqiptarëve në Kroin e Vitakut ku nuk u lejua rindërtimi.