Aktuale
Projekti i ri në Ballkan, hekurudha që do të lidhë Shqipërinë, Maqedoninë dhe Bullgarinë
Ministrat e Transportit të vendeve të Ballkanit Perëndimor po studiojnë ndërtimin e një hekurudhe të re që lidh Shkupin me Sofjen dhe Tiranën.
Për këtë arsye, në ditët e ardhshme pritet një takim me përfaqësues të bankës Botërore dhe Bankës Evropiane të Investimeve për të diskutuar mbi fonde të mundshme për të investuar së bashku në atë që quhet Korridori i 8-të pan-europian.
Ky projekt i ri do të lidhë Maqedoninë me Bullgarinë dhe Shqipërinë. Sipas kryeministrit bullgar Bojko Borisov, e gjithë kjo do të forcojë mundësitë e përbashkëta nëpërmjet rritjes së fluksit të udhëtarëve dhe mallrave. Kujtojmë se ky korridor duhet të lidhë portet e Barit dhe Brindisit në Puglia me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Bullgarinë. Nga porti shqiptar i Durrësit, korridori do të shkojë drejt Tiranës, Shkupit, Sofjes, në portet e Burgas dhe Varna në Detin e Zi. Scan
-
Infrastrukturë3 days ago
KAWA Group, zyrtarisht do të operoj edhe në kryeqytetin britanik
-
Aktuale1 day ago
KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar
-
Infrastrukturë2 days ago
Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor
-
Infrastrukturë3 days ago
Një rrugë e re në Prishtinë, nga “1 Tetori” tek “Isa Kastrati”, vlera afro një gjysmë milioni euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit
-
Aktuale3 days ago
Ish-drejtori i Njësisë së Auditimit në Ministrinë e Infrastrukturës akuzohet se bëri raport në favor të “Sallahu” SH.P.K
-
Infrastrukturë2 days ago
BE miraton një kredi prej 325 milionë eurosh për rinovimin e linjës hekurudhore në Shqipëri
-
Infrastrukturë2 days ago
Naftëtarët kosovarë thonë se janë drejt falimentimit, kërkojnë nga qeveria të ndërhyjë për çmimet