Arkitekturë
Projekti i ri i kthimit të parkingut në hotel
Firma e arkitekturës JAA ka propozuar një projekt që parashikon kthimin një parkingu të famshëm të makinave në Londër me arkitekturë brutaliste, në vend që të shkatërrohej për të ndërtuar një hotel të ri.
Skema po ofrohet si një alternativë për planet e Këshillit të Westministrorit për të prishur parkun e rrugës Welbeck Street, për t’a bërë atë në një hotel të projektuar nga Eric Parry Architects.
“Ne gjithmonë e kemi admiruar strukturën brutaliste të parkingut të Welbeck Street”, tha themeluesi i JAA Jenny Fleming.
Projektuar nga Michael Blampied dhe disa partnerë në vitin 1971, parkingu i Welbeck Street përmban një fasadë të veçantë me prerpje nhë formë diamanti të bërë nga betoni i parafabrikuar.
Fleming tha se ishte shokuar kur kishte mësuar se ndërtesa ishte përshkruar dikur nga kritiku Sam Jakob si një nga ndërtesat më të mira të Londrës dhe ishte duke u shkatërruar, për të bërë rrugë për një hotel 10-katësh të veshur me pllaka qeramike për Shiva Hotels.
Me këtë ndërtim hoteli do të përmbante hapësirë të mjaftueshme për 187 suita gjumi.
“Ne duhet të dalim me zgjidhje më imagjinative që do të na lejojë t’i përshtatemi dhe t’i mbajmë këto ndërtesa të rëndësishme”, – tha drejtoresha e Tëentieth Century Society, Catherine Croft.
“Ato janë një trashëgimi e vlefshme që shton pasurinë arkitektonike dhe shembujt më të mirë duhet të ruhen për gjeneratat e ardhshme”.
Lajmet se Këshilli Ëestminister kishte miratuar prishjen e parkut të Ëelbeck Street në fillim të këtij viti u ndesh me zemërim nga publiku.
Prandaj propozimi përfshin ruajtjen e strukturës së jashtë duke e ndërtuar hotelin në brendësi.