Arkitekturë
Projekti i kullave pastruese të ajrit në Delhi
Në përpjekje për të pastruar ajrin tmerrësisht të ndotur të Delhit, studioja arkitekturore Symbiosis ka hartuar një projekt të cilin e ka quajtur “Aura”.
I përbërë nga katër elementë të ndryshëm, projekti propozon një strategji gjithëpërfshirëse për të adresuar dhe ndrequr kërcënimin e menjëhershëm të ndotjes, i cili po i mohon thithjen e ajrit të pastër banorëve të rajonit kombëtar të kryeqytetit (NCR).
Që nga nëntori i vitit 2019, banorët e Delhit po thithin rreth 25 herë më shumë ajër toksik sesa kufiri i lejueshëm sipas udhëzimeve të OBSH. Kryeqyteti i vendit ka një batanije të smogut të trashë në të gjithë qytetin dhe zonat fqinje të tij janë të mbushura me nivele të larta të PM 2.5. Niveli AQI ka arritur në 1350 dhe niveli i PM 2.5 ka arritur në 999.
Me pak fjalë, ndotja e ajrit në kryeqytetin Indian është në nivele të rrezikshme. Pjesa e parë e projektit është kulla e pastrimit Aura. Të zhvilluara duke përdorur parimet e aerodinamikës, kullat eliptike gjarpëruese janë dizajnuar përkatësisht 60 m dhe 18 m të larta.
Ato mund të kapin ajrin e ndotur nga 360 gradë dhe kanë dy dhoma kryesore. Njëra për të rritur shpejtësinë relative të ajrit dhe tjetra pastron ajrin masi të kapur para se t masive të ajrit para se ta nxjerrë jashtë atë.
Kulla e pastrimit e projektuar në lartësi 18 m është në gjendje të pastrojë 32 milion metër kub ajër çdo ditë dhe ka kapacitetin për të pastruar 1.300,000m3 në orë. Këto kulla janë të dizajnuara në lartësi 18 metra dhe ato krijojnë një rrjetë që siguron ajër të pastër në qytet.