Arkitekturë
Projekti i 10 kullave të rrethuara me pemë
Firma kanadeze Henriquez Partners Architects ka projektuar 10 kulla pyjore duke sjellë një kompleks banimi me përdorim të përzier në periferi të Vankuver.
Zhvilluesit Henriquez Partners Architects transformuan vendin e një qendre tregtare në një komunitet të ri prej 420.000 metra katror. I quajtur Oakridge, kompleksi do të përbëhet nga 10 kulla banimi, duke përfshirë një të dedikuar për strehim të përballueshëm, zyra dhe hapësira të shitjes me pakicë.
Strukturat do të ngrihen nga një park prej 3.6 hektarësh, ku përfshihen korsi biçikletash dhe shëtitore. Westbank ka zgjedhur dizajnerë të ndryshëm për tu kujdesur për ambjentet e brendshme për secilën nga nëntë kulla rezidenciale.
Projekti përfshin vendbanimet e vendosura në katet 28 deri në 41, hollin dhe kopshtin e në pjesën më të lartë të ndërtesave, në majën e tyre. Holli i ndërtesës është dizenjuar që të shfaqë një dekor të këndshëm, që përfshin një përzierje të mobiljeve italiane.
Metal i errët do të veshë kabinat e ashensorit në hapësirë, ndërsa boshtet do të mbulohen me gurë të zbehtë për të kontrastuar. Rizhvillimi Oakridge, i cili është planifikuar të përfundojë në vitin 2027, do të përfshijë gjithashtu tre ndërtesa me lartësi mesatare që do të ofrojnë përdorim komercial dhe zyre.
Oakridge do të nxehet dhe ftohet nga një sistem energjetik i lagjes që do të kapë ngrohjen e mbetjeve dhe do të përputhet me energjinë natyrore të nxjerrë nga puset gjeotermike ekzistuese nëntokësore. Sistemi synon të zvogëlojë sasinë tipike të emetimeve të gazrave serrë me mbi 68 për qind.