Arkitekturë
Projektet më unike të pishinave

Pishinat më të veçanta janë ato të cilat gjenden në brendësi të ndërtesave. Në të tilla raste bëhet fjalë për projekte unike dhe mjaft moderne të cilat gjithashtu flasin për një punë të jashtëzakonshme të arkitektëve që i kanë ndërtuar.
Kjo është një pishinë e gjatë dhe e hollë e cila qëndron pezull në ajër në katin e ndërmjetëm të kësaj ndërtese dhe ofron pamjen e diçkaje të mbetur pezull midis dy strukturave.
Kjo ndërtesë përmban një sërë pishinash të brendshme të rrethuara nga struktura në formën e piramidave të formuara me tulla. Dizajni synon të nxjerrë në pah rëndësinë e ujit në historinë, kulturën dhe jetën e gjallë urbane të qytetit.
E etiketuar si “e para në botë”, një pishinë e rrethuar me xham prej 27 metrash lidh strukturat e dy apartamenteve në jug të Londrës.
Kjo është ndoshta një ndër pishinat më të veçanta. Bëhet fjalë për një strukturë dyshe të një pishine, ku njëra gjendet brenda në banesë dhe pjesa tjetër vazhdon jashtë shtëpisë duke krijuar një strukturë pishine unike e cila ka pamje nga brendësia e shtëpisë.
Kjo pishinë gjendet në një hotel në Mallorca dhe karakterizohet nga një fytyrë e e qeshur e verdhë. Struktura rrumbullake me diametër prej 12 metrash është unike në formë dhe ngjyrë krahasuar me ujërat kristal blu të pishinave drejtkëndore shpesh të gjetura në hotele.
Bëhet fjalë për një pishinë të ndërtuar në një rrethim brenda sipërfaqes së detit. Ky kompleks përmban një pishinë 50 metra të gjatë, një pishinë për fëmijë, dhe dy sauna.
Kjo pishinë e cila në dukje është e pafundme, është e gjatë mbi një kilometër dhe është projektuar të duket sikur lidhet me detin Baltik në fund të saj.
Me një strukturë prej betoni që peshon mbi 66 ton, struktura e projektimit përmban një fund prej xhami si dhe një ekran të dukshëm brenda shtëpisë që filtron dritën natyrale përmes ujit.
Dritat e mëdha të rrumbullakta ndriçojnë këtë pishinë publike nga mikou design studio, ndërkohë që pasqyrojnë forma, ndihmojnë për të lundruar në hapësirë duke përcjellë një ndjenjë rrjedhshmërie dhe ndriçimi të theksuar nga përdorimi i fortë i dritës natyrore.
