Infrastrukturë
Projektet më të mëdha infrastrukturore në botë

Më poshtë do të gjeni disa nga projektet me te mëdha infrastrukturore në botë, më të shtrenjta dhe që do sjellin për brezin e ardhshëm lehtësi në levizje.
Aeroporti i ri ndërkombëtar i Pekinit
Në provincën e Daxing në Pekin (Kinë) po ndërtohet areoporti më i madh në kapacitetin e fluturimeve dhe pasagjerëve. Aeroporti ndodhet rreth 30 milje jashtë qytetit të Pekint dhe do të kushtojë rreth 11.2 miliard dollarë. Punimet priten të mbarojnë në vitin 2018.
Rrjeti hekurudhor Etihad
Rrjeti hekurudhor Etihad do të shërbejë për transportin e mallrave dhe pasagjerëve. Do të jetë rrjeti i parë ndërkombëtar hekurudhor që do të lidhë shtatë shtetet e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA). Projekti do të jetë i gjatë rreth 1,200 km dhe do të kushtojë 11 miliad dollarë.
Rrjeti hekurudhor në Londër
Projekti , i cili ka filluar pothuajse 40 vjet më parë, do të përfundojë në tërësinë e tij në 2019-ën , shumë pasagjerë në Londër do të jenë në gjendje të lëvizin duke përdorur rrjetin e ri hekurudhor nga fundi i vitit 2018. Planet për një hekurudhë të re në Londër datojnë që në shekullin e 19-të. Rrjeti do të jetë i gjatë 73 milje dhe kushton në total 23 miliad dollarë.
Tuneli nënujor MARMARAY
Tuneli i ri hekurudhor në Turqi, lidh ngushticën e Bosforit dhe bashkon dy kontinentet Europën më Azinë. Pritet të ketë rreth 1.5 milionë pasagjerë në ditë, dhe t’i jap fund trafikut kronik të Stambollit. Ky projekt ka vlerën prej 2.4 miliard dollarë. Tuneli është i gjatë 13,6 kilometra dhe do të kalojne 1.2 milion persona në ditë.
Ura ndërkombëtare ndërmjet USA dhe Kanadasë
Ura do të lidhë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Kanadanë. Do të shërbejë për shumë biznese dhe pasagjerë ndërmjet Detroit dhe Winsdor, Ontario. Ura e lumit të Detroit do të kushtojë 2.1 miliarde dollarë.
Hight speed 2
Projekti Hight speed 2 do të përmisojë udhëtim mes Londrës dhe Midlands në veri të Anglisë. Është një ndër projektet më ambicioze në infrastrukturë në Britaninë e Madhe dhe do të shkurtojë udhëtimin në më pak se 30 minuta. Në total projekti do të kushtojë 70 miliard dollarë.
