Aktuale
Projektet kapitale të MKRS-së nuk përfundohen me kohë
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/06/mkrs.jpg)
Në kontratat e nënshkruara ndërmjet Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe operatorëve ekonomik për realizmin e projekteve kapitale përcaktohet afati kohor për realizmin e punimeve, gjithashtu parashihen edhe ndëshkimet në rast të vonesave të paarsyetuara, mirëpo kjo marrëveshje nuk ishte respektuar sepse kishte vonesa në disa prej projekteve.
Zyra Kombëtare e Auditimit ka identifikuar se në katër projekte kishte vonesa sepse realizmi i tyre duhet të bëhej brenda vitit 2018 e që nuk kishin përfunduar deri në prill të 2019-s.
‘Ndërtimi i Palestrës Sportive’ në Deçan – faza e tretë, vlera e kontratës 549,865€ e nënshkruar më 15/12/2017, duhej të përfundonte në qershor të vitit 2018;
‘Renovimi i Qendrës së Kulturës – Hasan Prishtina“ në Skenderaj, vlera e kontratës 197,393€ e nënshkruar më 26/07/2017, duhej të përfundonte në korrik 2018, pastaj me lidhjen e aneks kontratës në vlerë 19,515€ ishte zgjatur afati i realizimit deri më 24/10/2018;
‘Ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës’ në Obiliq, vlera e kontratës 748,340€ e nënshkruar me dt. 12/12/2016, duhej të përfundonte më 13/12/2017. Për më tej, me lidhjen e aneks kontratës me datë 02/10/2018 në vlerë 72,069€ ishte zgjatur afati i realizimit edhe për 90 ditë nga data e nënshkrimit të aneks kontratës. Megjithatë ende nuk janë përfunduar punimet;
‘Restaurimi i Shtëpisë së Xhavit Devës’, vlera e kontratës 115,001€, e nënshkruar me datën 03/01/2018, duhej të përfundonte brenda 120 ditëve kalendarike;
ZKA-ja ka treguar që nuk kanë marrë ndonjë sqarim në lidhje me këto vonesa nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.
Raporti ka paraparë rreziqet të cilat vijnë nga vonesat e përfundimit të projekteve.
“Vonesat në përfundimin e projekteve ndikojnë që MKRS të mos arrijë objektivat e përcaktuara dhe njëherësh mund të shkaktojnë vështirësi buxhetore për vitet pasuese”, theksohet në raport.
Ndërsa sipas auditorit, Ministri Kujtim Gashi, duhet të sigurojë që ka analizuar shkaqet të cilat kanë quar në mos realizmin e e punimeve sipas planeve dinamike dhe të merren veprimet e nevojshme ligjore.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)