Featured
Projektet “futuristike” të kandidates së PDK-së në Pejë

Me të marr timonin për qeverisjen e Pejës, kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sabiha Shala zotohet se do ta bëjë rregullimin e shtratit “Lumbadh”.
Rregullimi i shtratit “Lumbardh” parashihet të kap shumën prej 1 milion euro, e që do të financohet nga buxheti i Kosovës.
Shala thotë se ky projekt do të përfundojë brenda mandatit dhe gjatë ndërtimit do të hapen 100 vende pune.
Postimi i Shalës në Facebook
Siç kam premtuar nga dita e parë e fushatës, do e kursejmë qytetarin nga retorikat boshe dhe debatet e nivelit të ulët.
Do të ofrojmë projekte konkrete për ta ndryshuar Pejën.
Rregullimi i shtratit të “Lumbardhit” dhe krijimi shëtitorës dhe hapësirave freskuese i cili do të financohet nga Buxheti i Kosovës, do të jetë njëri nga projektet tona që do t’i ndryshojë pamjem qytetit. Projekti kushton 1 MILIONË EURO, i cili do të përfundohet brenda mandatit dhe gjatë ndërtimit do të hapen 100 vende pune ndërsa pas përfundimit do hapen 50 vende pune të përhershme.
Ndërsa stacionin e autobusëve të Pejës ka menduar të transformojë në projekt “futuristik”.
