Aktuale
Projektet e planifikuar në insfrastrukturë për vitin 2019-të

Infrastruktura gjatë luftës në Kosovës ishte e shkatërruar, madje edhe gjatë viteve të pushtimit jugosllav nuk ishin bërë shumë investime infrastrukturore në Kosovë. Kështu që Kosova pasluftës kishte nevojë të madhe për t’u qasur në projekte infrastrukturore.
Lekaj gjatë intervistës ka folur për sukseset e arritura të kësaj ministrie nën qeverisjen e tij gjatë vitit 2018. Miliona euro për rregullimin e infrastrukturës lokale, gjashtë projekte të autoudhave dhe shumë projekte tjera.
Ndërkaq në një intervistë për Ballkani.info, Lekaj ka treguar edhe projektet që ka planifikuar në fushën e infrastrukturës për vitin 2019-të.
Si projektet e 2019-ës, Lekaj ka përmendur vazhdimin e projektit të rrugës Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Mitrovicë, Prishtinë-Pejë, Prishtinë-Gjilan dhe Gjakovë-Dollcë. Po ashtu ai ka treguar se projektimi i cilës autostradë do të përfundojë.
“Do të vazhdohet me projektet e rrugëve Prishtinë – Podujevë, Prishtinë – Mitrovicë, Prishtinë – Pejë, Prishtinë – Gjilan, Gjakoë – Dollcë, do të përfundojë projektimi i Autostradës së Dukagjinit, poashu do të aplikohet për fonde për Autostradën, Besi – Merdare, do të përmbyllën shumë projektet që bashkëfinancohen me Komuna dhe kështu, rrjedhimisht deri në 2024/’25 do të përmbyllët qarkorja e autostradave apo autoudhëve me katër shirita”, tregon Lekaj.
Investime do të ketë edhe në hekurudha.
“Do të kemi investime në hekurudha, poashtu do të përfundojë projekti i zgjatjes se pistës në ANP, “Adem Jashari” dhe tutje shumë investime dhe projektet që do të ndikojnë në jetën e qytetarëve të vendit tonë dhe në lidhjen e Kosovës me koridore panevropian”, tregoi Ministri Lekaj.
