Aktuale
Profesorët Xhelepi e Osmanaj me libër universitar unik për studime të “HIDRO”-s

Problemet e filtrimit në struktura hidraulike tashmë do të jenë më të lehta për tu zgjidhur. Kjo pasi trajtimi i këtyre probleme dhe zgjidhja e tyre tashmë janë sjellë në një libër shkencor “Konturet nëntokësore të strukturave hidraulike në bazamente shkëmbore dhe gjysmëshkëmbore”, i autorëve Sulejman Xhelepi dhe Lavdim Osamanaj.
Libri i profesorëve universitar në Kosovë dhe Shqipëri, është përqendruar edhe në rolin kundër filtrues vertikal.
Ky studim i dy autorëve, i cili u promovua sot, ka gjetur zbatim në disa raste në Shqipëri dhe Kosovë, ende pa u botuar.
Autori i librit, Sulejman Xhelepi derisa tha se libri është frut i përvojës së madhe, tregoi edhe për përmbajtjen e tij.
“Problemet e filtrimit janë trajtuar edhe më parë, por ajo që kemi bërë ne është analizë e detajuar e atyre qe janë arritur, ku janë të metat e tyre. Libri mund të shfrytëzohet për të përcaktuar të gjitha parametrat e filtrimit”, tha ai.
Ai, tha se studimi merr parasysh shumë elementë dhe është gjetur zgjidhje për të gabimet që janë lënë më parë.
Ndërsa, bashkautori, inxhinieri i hidroteknikës Lavdim Osmanaj tregoi se në cilën pjesë është përqendruar origjinaliteti i librit.
“Origjinaliteti i librit është kapitulli i pestë.
Kemi bërë punën e pozitës dhe opozitës së shumë autorëve të tjerë dhe kemi nxjerr këtë libër. Libri nuk është vetëm rajonal dhe kombëtar, por më i gjerë”, tha ai.
Osmanaj tha se tashmë kanë marrë oferta nga universitet të ndryshme jashtë vendit për përkthim të librit në gjuhën angleze.
Recezenti i librit, Gjergj Konomi, solli një pasqyrë përmbledhëse të përmbajtjes së këtij libri.
Derisa tregoi shkurtas për përmbajtjen e secilit kapitull, ai tha rëndësia e veçantë e këtij libri është kapitulli i gjashtë. Jep detaje të strukturave hidraulike në Kosovë dhe Shqipëri.
Ai kërkoi qe ky libër të përkthehet edhe në gjuhën angleze, në mënyrë që të marr rrugë ndërkombëtare.
Në anën tjetër, profesori Naser Kabashi tha se për këtë libër është bërë punë efektive dhe se për këtë libër universitar ka nevojë universiteti.
Ndërkaq, ky libër është i dyti i botuar në bashkautorësi, nga profesori Lavdim Osmanaj./ Ndërtimi.info/
