Featured
Profesor Morina: Kualiteti i betonit është mjaft për t’u dyshuar në shumë objekte në Kosovë [video]
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/kadroiu.jpg)
Shpesh është folur për cilësinë e ndërtimeve në Kosovë. Për këtë ka folur edhe profesori i lëndës së “Betonit” në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës, Kadri Morina, në një intervistë për Ndërtimi.info.
Ai ka folur brenda kompetencave profesonale, duke komentuar për materialin e betonit. Sipas tij, ka vend për dyshime.
“Kualiteti i betonit është mjaft për t’u dyshuar në shumë objekte dhe ndërtime. Pastaj mbikëqyrja joadekuate, na jep disa pikëpyetje se çfarë objekte jemi duke ndërtuar dhe se si ato objekte do të qëndrojnë në ditë më të vështira”, ka thënë Morina për Ndërtimi.info.
Profesor Kadri Morina ka thënë se fatkeqësia në vend është se nuk ka asnjë institucion që licencon inxhinierët para se ata të veprojnë në treg, gjë që ka ndodhur më herët. Një nismë e tillë kishte filluar, por që kishte mbetur në fazat e para të punës.
Intervista e plotë më poshtë:
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)