Aktuale
Problemi i madh pronësor i stadiumit të Ferronikelit
Stadiumi i Feronikelit “Rexhep Rexhepi” në Drenas, është në mesin e arenave të futbollit që nuk i plotësojnë kushtet që kërkohen për t’u luajtur një ndeshje futbolli e nivelit ndërkombëtar.
Përveç fushës, që deri diku është në gjendje të kënaqshme për futbollin e Kosovës, gjërat e tjera janë në nivelin më të ulët të mundshëm dhe nuk i plotësojnë kushtet që kërkohe, shkruan koha.net, përcjell Ndertimi.info.
Por, përveç mungesës së kushteve një problem i madh është se toka ku është ndërtuar stadiumi, është në menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, si dhe një pjesë është pronë private.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar për Sportin në KTV se 300 mijë eurot e parapara të investohen këtë vit janë bllokuar derisa të rregullohen problemet e shfaqura.
Lladrovci, që beson fuqishëm se Feronikeli do të dalë në fund kampion, është i vendosur që pa e shpronësuar pronën të mos ketë investime të reja.
Ai tregoi edhe për një problem tjetër, i cili duhet të ndryshohet shumë shpejt.
Deri më tani, vetëm tribuna kryesore është e ndërtuar dhe së fundmi ka filluar të mbulohet, kurse pjesa lindore dhe jugore e tribunave, pritet që në një të ardhme të afërt të ndërtohen.
Gjendjen aspak të mirë në stadiumin e “Niklit” e ka pohuar edhe kryetari i klubit të Feronikelit, Ekrem Elshani, i cili thotë se kanë qenë në dijeni si klub që toka është në pronësi të AKP-së, por sipas tij, ekziston një memorandum ndërmjet Komunës dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Ai u shpreh se shumë shpejt do të nisë faza e dytë e punimeve, e cila, sipas tij, është vonuar nga Komuna e Drenasit.
Deri më tani, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, janë investuar rreth 1 milion euro.
Ndërkaq, në bazë të një memorandumi të nënshkruar nga Ministria e Sportit dhe Komuna e Drenasit më 28 tetor 2016, shuma totale e investimeve që do të ndodhë në “Rexhep Rexhepi” brenda tri vjetëve kap shifrën e 1 milion 900 mijë eurove. 1 e 600 mijë nga Ministria e Sportit, kurse 300 mijë investime të Komunës së Drenasit.
-
Infrastrukturë2 days ago
15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro
-
Aktuale2 days ago
Kredinë do e paguajë edhe për 3 vjet të tjera, por banesën për të cilën mori hua në bankë nuk do e marrë kurrë!
-
Infrastrukturë3 days ago
Pas 25 vitesh, hapet Muzeu i Masakrës së Krushës së Madhe
-
Infrastrukturë3 days ago
Ku janë banesat më të shtrenjta në Europë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
-
Infrastrukturë1 day ago
Tenderi mbi 2.5 milionësh i “Prishtina Parking” ngjallë dyshime
-
Infrastrukturë2 days ago
Oligarku rus i sanksionuar më në fund shet aksionet në Strabag
-
Infrastrukturë1 day ago
Ndahet grant mbi 8 milion euro për 11 Komuna
-
Infrastrukturë1 day ago
Mbahet takimi i radhës i grupit punues për Qendrën Historike të Prishtinës